Enti Rregullator i Energjise njofton te gjithe konsumatoret e energjise elektrike se mbledhja e radhes e Bordit te Komisionereve per miratimin e tarifave dhe cmimeve te energjise elektrike per Periudhen e Trete Rregullatore, do te zhvillohet diten e enjte, date 15 Dhjetor, ora 12:00, prane ambjenteve te ERE-se.
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) njofton se në mbledhjen e datës 06.12.2011, ora 10.00 të Bordit të Komisionerëve, u miratuan çështjet si më poshtë:
1. Mbi caktimin e KPMG-së në cilësinë e ekspertit që do të përfaqësojë ERE-n në Panelin Rishikues të kërkuar nga Çez Shpërndarje sh.a. 2. Mbi kërkesën e shoqërisë “SNOW ENERGY” sh.p.k, për fillim procedure për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Koka 1”, 3. Mbi kërkesën e shoqërisë “SNOW ENERGY” sh.p.k, për fillim procedure për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike, 4. Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC – ULËZ SHKOPET” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Ulëz” dhe HEC “Shkopet”, 5. Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC – ULËZ SHKOPET” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike, 6. Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC LANABREGAS” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Lanabregas”, 7. Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC LANABREGAS” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike, 8. Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC BISTRICA 1&2” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Bistrica 1” dhe HEC “Bistrica 2”, 9. Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC BISTRICA 1&2” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike.
KRYETARI
Sokol RAMADANI
Në zbatim të nenit 7 të Ligjit Nr.9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 9 të Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Brendshëm të Entit Rregullator të Energjisë të miratuar me vendimin Nr. 141, datë 24.12.2008 dhe nenit 14 të Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s, ju njoftoj se ditën e Mërkurë datë 07.12.2011, ora 12.30, zhvillohet mbledhja e Bordit të Komisionerëve sipas këtij rendi dite:
1. Lidhur me miratimin e Planit të Investimeve për periudhën e Tretë Rregullatore (2012 – 2014) të KESH sh.a,
2. Lidhur me miratimin e Planit të Investimeve të OST sh.a për periudhën e Tretë Rregullatore (2012 – 2014),
3. Lidhur me miratimin e Planit të Investimeve për periudhën e Tretë Rregullatore (2012 – 2014) të ÇEZ Shpërndarje sh.a,
4. Për llogaritjen e Tarifave të Prodhimit dhe Shërbimeve të Furnizimit me Shumicë, Transferimit, Shpërndarjes, Furnizimit me pakicë dhe të Çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët tariforë për periudhën e Tretë Rregullatore (2012 – 2014).
ERE miraton :
- Kontraten e furnizimit me energji elektrike per klientet familjare, miratuar me vendimin nr. 110 te Bordit te Komisionereve, date 21.10.2011
- Kontraten e furnizimit me energji elektrike per klientet jo-familjare, miratuar me vendimin nr. 110 te Bordit te Komisionereve, date 21.10.2011
- Rregulloren per kushet minimale te cilesise se sherbimit te shperndarjes dhe shitjes se energjise elektrike, miratuar me vendimin nr. 110 te Bordit te Komisionereve, date 21.10.2011
Enti Rregullator i Energjise njofton se Mbledhja e Bordit te Komisionereve te ERE-s e dates 11.11.2011, nuk do te zhvillohet per arsye te impenjimeve nderinstitucionale te anetareve te Bordit dhe ne pamundesi te realizimit te saj ne kete date, ajo shtyhet per ne daten 16.11.2011 ora 10.00.
Permbajtja e Rendit te Dites te kesaj mbledhjeje eshte si vijon:
1. Mbi kërkesën e shoqërisë “ALBANIAN CHROME” sh.p.k për marrjen e statusit të Klientit Tarifor, 2. Mbi kërkesën e shoqërisë “DITEKO” sh.p.k për kualifikimin e impiantit prodhues si burim i rinovueshëm energjie, 3. Mbi kërkesën e shoqërisë “DITEKO” sh.p.k, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike, 4. Mbi kërkesën e shoqërisë “DITEKO” sh.p.k, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike.
ERE njofton se Bordi i Komisionereve ne mbledhjen e tij te dates 17.10.2011 vendosi te miratoj si vijon:
1. Disa shtesa dhe ndryshime në Rregullat e Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s, 2. Kërkesën e shoqërisë “HP OSTROVICA ENERGY” sh.p.k, për kualifikimin e impianteve prodhues (Hec – Faqekuq 1 dhe Faqekuq 2) si burime të rinovueshëm Energjie, 3. Kërkesën e shoqërisë “SELCA ENERGY” sh.p.k, për transferim të asetit “Hec – Selca”, 4. Kërkesën e shoqërisë “ERMA MP” sh.p.k, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të Energjisë Elektrike nga Hec “Çarshovë”, 5. Kërkesën e shoqërisë “ERMA MP” sh.p.k, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të Energjisë Elektrike, Ndërsa për kërkesën e shoqërisë “UNION EOLICA ALBANIA” sh.p.k, për shtyerjen e afateve të liçensës Nr.62, Seria NPM08P, për shkak te pamundësise se vazhdimit te mbledhjes për arsye teknike, do te trajtohet ne mbledhjen me te afërt te Bordit te Komisionerëve.
Ju komunikoj se mbledhja e Bordit e dates 30.09.2011 do te shtyhet ne oren 13.20, date 30.09.2011.
Enti Rregullator i Energjisë në mbeshtetje të nenit 25, të Rregullave të Praktikes dhe Procedurave te ERE-s, te miratuara me vendimin e Bordit te Komisionereve te ERE-s, nr.21, datë 18.03.2009 është në fazën e miratimit të “Rregullores për Lidhjet e Reja në Sistemin e Shpërndarjes”, “Marrëveshjes për Lidhjen e Re” dhe “Formularit të Aplikimit për Lidhje të Re” të dërguara në ERE nga CEZ Shpërndarje sh.a. Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes për t`u njohur me këtë draft, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit. Me këtë draft mund të njiheni në zyrat e ERE-s (në Drejtorite Juridike dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe ate te Liçensimit & Monitorimit te Tregut) në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta ” Nr.10, pranë Qendrës Gjeofizike, Kati III, Tiranë, si dhe në faqen tonë të web-it: Rregullore për Lidhjet e Reja në Sistemin e Shpërndarjes Marreveshja per Lidhje te Re Formulari Aplikimit per Lidhje te Re
Deklaratë për Shtyp Enti Rregullator i Energjise, u ben me dije te gjithe konsumatoreve se: 1. Kompania CEZ Shperndarje ka kryer anullimim e te gjitha faturimeve te kryera konsumatoreve me emertimin “dem ekonomik” apo “energji e pamatur”. 2. Ftohen te gjithe konsumatoret qe te konsultojne web site-in e CEZ Shperndarje, ne adresen:http://www.cez.al/al/media/lajmet-e-fundit/, per te verifikuar kontratat per te cilat eshte kryer anullimi.
ERE do te monitorojë te gjithe veprimet e CEZ Shpërndarje Sh.a. për zgjidhjen e këtij problemi.
Enti Rregullator i Energjise,me rastin e 15 vjetorit te krijimit te ketij Institucioni, ne daten 7 Tetor 2010, organizoi Konferencen Nderkombetare me teme ”Sektori Shqiptar i Energjise, Sfidat dhe Roli Rregullator”. Ne kete Konference moren pjese Zv/ Kryeministri dhe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Z. Ilir Meta, Zv/Ministra te fushes, autoritete te shquara nderkombetare si: Presidenti i NARUC- Shoqata e Rregullatoreve te Amerikes, Kryetari i Sekretariatit te Komunitetit te Energjise ne Vjene,Kryetari i ERRA-s - Shoqata e Rregullatoreve te Europes Juglindore dhe EuroAzise, 25 Kryetare te Autoriteteve Rregullatore te Energjise nga Europa Juglindore, Zv/Kryetar i MEDREG - Shoqata e Rregullatoreve te Mesdheut, i cili eshte njekohesisht Kryetari i Autoritetit Rregullator te Italise,si dhekompanite e fuqishme qe operojne ne sektorin e energjise si KESH, OSSH, OST dhe pjesetare te tjere te tregut te energjise ne vendin tone. Ne Konference u trajtuan dhe diskutua lidhur me ceshtje te rendesishme lidhur me rolin rregullator per sektorin e energjise elektrike ne Shqiperi, arritjet e tij dhe sfidat per te ardhmen e ketij sektori. Ky diskutim u perfshi ne kater Sesione. Sesioni i I -- Siguria e furnizimit me energji dhe aspektet rregullatore – me moderator Z. Slavche Neikov, Kryetar i Sekretariatit te Komunitetit te Energjise te Europes Juglindore; Prezantimet e sesionit te I : Fadil Ismajli "KOST" Nina Grall "ECRB" Olsi Karapici "Energy Ashta" Girolamo Caruso "Moncada Energy Group" Sesioni i II – Eficenca ne prodhimin dhe konsumin e energjisie dhe roli rrgullator–me moderator Z. Gabor Szerenei, Kryetar i ERRA-s. Prezantimet e sesionit te II:
Engjell Zeqo "KESh" Josef Hejsek "CEZ Shperndarje" Price Waterhouse Coopers David Coen "NARUC" Marija S.Velkovski "TAP" Sesioni i III – Kuadri Rregullator ne sektorin e energjise ne Shqiperi -me moderator Zj. Entela Shehaj–Komisionere ne ERE. Prezantimet e sesionit te III:
Zija Kamberi "AEAI Inc." Besim Islami - Energy Consultant Shkelqim Bozgo - Komisioner ERE William Robb - Konsulent Abaz Aliko - Komisioner ERE Brahim Nouicer "Algerian Energy Regulator" Sesioni i IV – Standartet e sherbimit te furnizimit me energji elektrike dhe mbrojtja e konsumatorit - me moderator Z. Aleksander Ortis,Kryetar i Autoritetit Rregullator te Italise. Prezantimet e sesionit te IV:
Eduard Elezi - Drejtor ERE Ilda Bozo - MPÇSociale Entela Sheha - Komisonere ERE Lavdie Konjari - Shef sektori ERE
Ne mbyllje te Konferences,pasi u evidentua eksperienca 15- vjecare e Entit Rregullator dhe arritjet eketij institucioni ne zhvillimin e sektorit te energjise elektrike, u theksua se ecja perpara e reformave ne kete sektor vendos sfida te reja ne sigurimin dhe permiresimin e cilesise se sherbimit te furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve si dhe ne plotesimin e kuadrit rregullator i cili do te ndihmoje zhvillimin dhe transformimin e vazhdueshem te ketij sektori nepermjet funksionimit eficent te tregut te energjise elektrike dhe zhvillimit te konkurrences ne kete sektor. Gjithashtu si nje detyre paresore perpara ERE-se, shtrohet krijimi i kuadrit rregullator për zhvillimin dhe rregullimin e sektorit të gazit natyror në Republikën e Shqipërisë, për të mundësuar një treg konkurrues dhe të integruar me tregjet rajonale dhe europiane dhe terheqjen e investimeve ne kete sektor.
Ne 12 Maj 2010, Kryetari i ERE-s Z.Bujar Nepravishta se bashku me komisioneret Zj. Entela Shehaj, Z.Abaz Aliko dhe Z. Shkelqim Bozgo ben nje vizite ne Hidrocentralin e Ri te Tervolit ne rrethin e Gramshit. Kjo veper e re dhe moderne hidroenergjetike, me fuqi te instaluar 12.5 MW dhe nje prodhim vjetor energjie elektrike prej rreth 50 Milion kWh perfaqson nje investim te sukseseshem privat prej rreth 7 milion Euro, nga investitoret shqiptar. HEC-i eshte ndertuar ne lumin Holta dhe vepra hidroteknike perfaqson nje central me derivacion, me basenin e marrjes, me nje tunel me gjatesi 3 km dhe nje tubacion metalik me diameter 2.6m dhe gjatesi rreth200 m. Objekti shfrytezon nje renie prej 198 m. Ne godinen e Centralit jane instaluar 2 turbina Frensis nga 5 MW seicila dhe nje turbine Pelton me kapacitet 2.5 MW, si dhe impjanti shperndares i tensionit te mesem 6kV dhe salla e komandes. Agregatet e centralit jane te pajisur me rregullatore automatik te fuqise dhe te tensionit.Sistemi i matjes dhe kontrollit eshte i digitalizuar Nenstacioni 6/35 kV eshte ndertuar ne krah te godines se centralit dhe nepermjet nje linje ajrore 35 kV, me gjatesi rreth 15 km lidhet me sistemin unik energjetik te vendit. Kjo veper e rendesishme hidroenergjetike eshte ndertuar ne nje terren te veshtire, brenda 2 vjeteve, ne baze te mareveshjes koncensionare te tipit BOT qe shoqeria “HEC-i Tervolit” ka nenshkruar me Qeverine Shqiptare. ERE e vlereson kete HEC si nje model suksesi ne strategjine e Qeverise per rritjen e sigurise se furnizimit te vendit me energji elektrike duke shfrytezuar ne radhe te pare potencialet e pasura hidroenergjetike te vendit me pjesmarrjen e kapitalit privat, vendas dhe te huaj.
Enti Rregullator i Energjise ben me dije te gjithe konsumatoret e energjise elektrike se ne zbatim te Vendimit te Bordit te Komisionereve te ERE-s Nr.104, Date 22.12.2009 "Per percaktimin e kohezgjatjes per faturimin afrofe per klientet familjare pa mates te energjise elektrike", afati i faturimit afrofe te energjise elektrike ka perfunduar ne daten 30.04.2010. Ne perputhje me vendimin e siperpermenduar, nga data 1.05.2010 nga ana e OSSh Sh.a nuk do te aplikohet me faturim afrofe i energjise elektrike per klientet familjare. Cdo faturim afrofe i energjise elektrike tej ketij afati, do te konsiderohet i jashteligjshem.
Ne date 21 Prill 2010 u zhvillua ne Budapest Takimi i Asamblese se Pergjithshme te ERRA-s (Shoqata e Enteve Rregullatore per Evropen Juglindore) me pjesemarrjen e Kryetareve te Vendeve Anetare ku aderon dhe Enti Rregullator shqiptar (ERE), si vend anetar me te drejta te plota.
Kryetaret e Enteve Rregullatore te Vendeve Anetare votuan mbi Planin e Punes dhe Buxhetin e ERRA-s, zgjedhjen e dy anetareve te Presidiumit dhe anetaresimet e vendeve te reja ne ERRA, si dhe mbi anetaresimin e ERRA-s ne Konfederaten Nderkombetare te Rregullatoreve (ICER).
Ne sesionin e pasdites u zhvillua takimi i Kryetareve te ERRA-s ku u diskutua mbi rolin dhe perfshirjen e rregullatorit ne procesin e privatizimit.
Ne kete sesion Z. Nepravishta mbajti nje prezantim me teme: Privatizimi i sukseshem i OSSH, sfida e sektorit te energjise elektrike. Ky prezantim u prit me mjaft interes nga te pranishmit dhe u pasua nga pyetje dhe diskutime mbi eksperiencen shqiptare dhe ato te vendeve te tjera.
Gjithashtu mbi kete teme u mbajt nje prezantim mjaft interesant dhe nga Kryetari i Entit Rregullator te Sllovakise z. Jozef Holjencik qe ngjalli mjaft diskutime mbi aspektet pozitive dhe negative te privatizimit ne Sllovaki dhe ne vendet e tjera.
Kryetari i Entit Rregullator te Bullgarise Z. Angel Semerdjiev u perqendrua ne kontrollin e investimeve nga ana e rregullatorit dhe trajtimin e ceshtjeve gjygjesore te rregullatorit me kompanite. Z. Gabor Szorenyi, Kryetar i ERRA-s, diskutoi mbi eksperiencen e privatizimit ne Hungari. Ai theksoi rolin i qe duhet te luaje Rregullatori ne trajtimin e ankesave te konsumatoreve si dhe ne transparencen me publikun.
Si konkluzion i rendesishem nga pjesemarresit u shpreh fakti se cdo vend perpara procesit te privatizimit se pari duhet te beje ristrukturim te sektorit te energjise elektrike duke krijuar struktura te ndara ligjerisht dhe financiarisht te OST-se, OSSH-se dhe Gjeneruesit Publik dhe mbi kete baze te kalohet ne procesin e privatizimit.
Gjate intervaleve te pushimeve Z. Nepravishta takoi kryetaret prezent dhe i ftoi ata ne evenimentet qe po planifikohen te zhvillohen nga ERE ne Tirane gjate ketij viti.
Ne date 25 Mars 2010 u zhvillua ne Prage Forumi i 6-te Nderkombetar i Rregullatoreve te Energjise. Ky forum u organizua nen kujdesin e Ministrit te Industrise dhe Tregtise te Republikes se Çekise Z. Vladimir Tosovsky, Ministrit te Puneve te Brendeshme te Republikes se Çekise dhe Kryetarit te Entit Rregullator te Çekise Z. Josef Firt.
Ky forum u ndoq nga me shume se 120 eksperte te fushes se energjise.
Ne kete forum ishte ftuar te merrte pjese eshte Kryetari i Entit Rregullator te Shqiperise Z. Bujar Nepravishta, i cili mbajti nje prezantim me teme: Sfidat e sektorit te energjise elektrike ne Shqiperi ne sesionin me titull: Forcimi i Rolit te Rregullatoreve ndaj liberalizimit te tregut.
Ceshtjet kryesore qe u trajtuan ne kete forum e vune theksin ne: Sigurine e furnizmit ne Europe, forcimin e rolit te rregullatoreve ndaj liberalizimit te tregut, parashikimin e cmimeve dhe konsumit te energjise pas krizes, perdorimin e teknologjive te reja ne fushen inxhinjerike, diversifikimin e burimeve dhe investimet e reja, kapacitetet nderkufitare dhe mbrojtjen e tregjeve ndaj black-outit etj.
Gjithashtu u mireprit idea e krijimit te nje kuadri rregullator te unifikuar ndermjet vendeve te Evropes gje e cila do te siguronte nje rritje te transparences.
Gjate intervaleve te ketij Forumi Z. Nepravishta zhvilloi nje takim me Kryetarin e Rregullatorit te Cekise z. Josef Firt per te cuar me tej marrdheniet bashkepunimit mes ketij Rregullatori dhe ERE-s ne te ardhmen.
Gjithashtu Kryetari i ERE-s u takua dhe me organizatoret e ketij takimi dhe me perfaqesues te tjere pjesemarres ne kete Forum.
Ne datat 16-17 Nentor 2009 u zhvillua ne Stamboll takimi i radhes i Kryetareve te Enteve Rregullatore te Energjise te Evropes Juglindore dhe Euroazise. Takimi u organizua nga ERRA (Shoqata e Enteve Rregullatore te Energjise te Evropes Juglindore dhe Euroazise) nen kujdesin e Entit Rregullator te Turqise. Ne takim merrnin pjese me shume 20 Kryetare te Enteve Rregullatore, perfaqesues te BE-se, kompanive te rendesishme investuese dhe eksperte te fushes se energjise. Shqiperia eshte anetare me te drejta te plota ne ERRA dhe ne takim morren pjese Kryetari i ERE-s Z. Bujar Nepravishta se bashku me Z. Shkelqim Bozgo, Komisioner dhe Zj.Eda Gjergji Drejtore e Mardhenieve me Jashte. Ne fjalen e tij Z.Nepravishta trajtoi tre nga sfidat kryesore me te cilat eshte i ballafaquar sektori i energjise ne vendin tone. - Sigurine e furnizimit ne menyre te panderprere te vendit me energji. - Eficiencen e gjenerimit dhe te perdorimit te energjise elektrike. - Alternativat e furnizimit te Shqiperise me gaz natyror. Me shume interes u ndoq prezantimi i Z. Hjuber , perfaqesues i Komisionit Evropian, i cili trajtoi elementet e rinj te Kuadrit Rregullator te BE-se, te parashikuara ne "Paketen e Trete Legjislative te BE-se", e cila ka hyre ne fuqi ne 3 Shtator 2009 dhe do te zbatohet ne 3 shkalle gjate periudhes 2011 deri 2013. Nje theks te vecante ne kete pakete i vihet forcimit te rrolit rregullator ne tregun eenergjise si dhe pavaresise se tij institucionale nga Qeverija dhe nga Industria. Perfaqsuesi i Kompanise se madhe Norvegjeze "Statkraft", Z. Urbanke, ja kushtoi prezantimin e tije faktoreve te cilet e kane bere Shqiperine dhe Turqine, tregjet e tyre te energjise, me nje numur te madh projektesh, mjaft atraktive per terheqien e investimeve te huaja ne ndertimin e burimeve te reja gjeneruese te energjise elektrike. Me interes te vecante u ndoqen edhe prezantimet per rruget dhe menyrat e mbrojtjes se konsumatoreve ne nevoje, skemat e ndryshme te perkrahjes se tyre ne fushen e energjise, si dhe rroli i matesave dhe rrjetave elektrike inteligjete ne rritjen e efiktivitetit te perdorimit te energjise elektrike. Nje takim te rendesishem zhvilluan perfaqsuesit e ERE-s me Kryetarin e Autoritetit Rregullator te Turqise Z. Hasan Koktash. Ne qender te takimit ishte tema e gazit natyror. Nga te dy palet u shpreh interesi dhe gadishmerija e perbashket per te bashkepunuar, ne menyre qe kuadri rregullator i te dy vendeve ne fushen e gazit natyror te jete i harmonizuar ne menyre qe nga pikpamja rregullatore te mos kete asnje pengese ne implementimin e projekteve te interkoneksionit te Shqiperise me rrjetin nderkombetar te gazit nepermjet Turqise, ku sikurse dihet, Turqia perben nje nyje te rendesishme per furnizimin e Evropes Perendimore me gaz nga pellgu i Detit Kaspik dhe Afrika Veriore. Zoti Koktash u angazhua per organizimin e veprimtarive te perbashketa per kete qellim si dhe duke derguar ne ERE edhe specialiste te kualifikuar te gazit natyror. Kryetari i ERE-s u takua gjithashtu edhe me perfaqesuesin e BE-se per Energjine ne Komisionin Evropian, Kryetar« te Enteve Rregullatore dhe pjesemarres te tjere ne takim. Se fundi takimi i kryetareve te rregullatoreve te ERRA-s analizoi bilancin financiar te vitit 2009 dhe miratoi buxhetin per vitin 2010, si dhe programet e aktiviteteve dhe te trajnimeve te stafeve rregullatore.
Enti Rregullator i Energjise ju ben me dije se organizon seancen zyrtare publike ku do te diskutohet ne lidhje me: - Aplikimin e KESH Sh.a per cmimin e shitjes se energjise elektrike te Furnizuesi Publik me Shumice (KESH sh.a) per vitin 2010 dhe cmimin e shitjes se energjise elektrike te KESH Gen (KESH sh.a) - Aplikimin e OST Sh.a per tarifen e sherbimit te transmetimit te energjise elektrike per vitin 2010 -Aplikimin e OSSH Sh.a per tarifen e shitjes me pakice se energjise elektrike per vitin 2010. Seanca degjimore zhvillohet me date 25.11.2009, ora 1000, ne sallen Teuta te Hotel Tirana International. ERE ju fton te merrni pjese ne kete seance per te shprehur opinionin Tuaj ne lidhje me keto aplikime. Materialet e aplikimeve te KESH Sh.a, OST Sh.a dhe OSSH Sh.a gjenden ne dispozicionin Tuaj per studim prane ERE-se si dhe ne faqen e internetit te ERE-s www.ere.gov.al/publikime/aplikimi per tarife per vitin 2010. Me qellim qe tu jepet mundesia perfaqesuesve te KESH Sh.a, OST Sh.a dhe OSSH Sh.a ti pergjigjen te gjitha pyetjeve ne seancen degjimore, lutemi depozitoni me shkrim pyetjet, mendimet apo sygjerimet Tuaja ne lidhje me keto aplikime brenda dates 23.11.2009.Ne kuader te mbarevajtjes te zhvillimit te seances, eshte i nevojshem konfirmimi i pjesmarrjes Tuaj dhe personave me te cilet do te perfaqesoheni, prane sekretarise se ERE-s, brenda dates 23.11.2009
Me date 13 Nentor 2009 ne Nikasia te Qipros u mblodh asambleja e 8-te e rregullatoreve te vendeve te mesdheut. Ne kete asamble moren pjese perfaqesues nga 16 vende anetare te Rregullatoreve te mesdheut (MEDREG). Mbledhja u sponsorizua nga Rregullatori i vendit prites. Ne kete mbledhje mori pjese edhe delegacioni yne i kryesuar nga Kryetari i Entit Rregullator, Z. Bujar Nepravishta. Mbledhja u kryesua nga Kryetari i MEDREG-ut Z. Aleksandro Ortis. Qellimi i mbledhjes ishte harmonizimi dhe integrimi i tregut te energjise me piksynim perfitimin e konsumatorit. Konferencen e pershendeten autoritete te larta te Qipros si nje antar i Parlamentit dhe ministri qe mbulon energjine, gjithashtu perfaqesuesja e BE. Ne konference u nenvizua se BE do te vazhdoje te mbeshteti kete organizem edhe ne te ardhmen. Me tej konferenca vazhdoi me raportimet e grupeve te punes per rritjet e deritanishme ne rajon. Keshtu u degjuan raportimet e grupit te punes per elektricitetin, grupit te punes per Gazin,grupit te punes per ambjentin dhe energjite e rinovushme si dhe grupi i punes per mbrojtjen e kosumatoreve. Asambleja gjithashtu miratoi raportet e diskutuara dhe kalendarin per vitet 2010 – 2012. Ne konference u miratua gjithashtu ngritja e nje task force tjeter per pjesmarjen ne ICER (International Confederation of Energy Regulator) Konfederata Boterore e Rregullatoreve te energjise. Ne konference u raportuan dhe per ngjarjet e ndryshimet e ndodhura ne vendet pjesmarrese. Ne kete aspekt u prezantua edhe nga ana jone per ndryshimet e ndodhura.