Çdo subjekt mund të aplikojë në ERE për tu pajisur me një licencë për aktivitetet e mësipërme mbasi të ketë plotësuar dokumentacionin e kërkuar konform:
- Ligjit Nr. 43/2015 “Per Sektorin e Energjise Elektrike”
- Ligjit Nr. 102/2015 “Per Sektorin e Gazit Natyror”
- “Rregullores për Procedurat dhe Afatet për Dhënie, Modifikimi, Transferimi, Rinovimi ose Heqjen e Licensave në Sektorin e Energjisë Elektrike”, të miratuar me Vendimin e Bordit të ERE-s nr. 109, datë 29.06.2016
- “Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin dhe heqjen e liçensave në sektorin e Gazit Natyror“ , të miratuar me Vendimin e Bordit të ERE-s nr. 97, datë 04.07.2017
Lidhur me kete aplikim Bordi i Komisonereve merr vendim për fillimin ose jo të proçedurave të shqyrtimit për çdo aplikim që ka të bëjë me ushtrimin nga ERE të autoritetit për dhënie, ndryshim, rinovim, transferim, heqje license. Lidhur me këtë aplikim Bordi i ERE merr vendim për fillimin ose jo të proçedurave të shqyrtimit për çdo aplikim që ka të bëjë me ushtrimin nga ERE të autoritetit për dhënie, ndryshim, rinovim, transferim, heqje licence. Brenda 2 diteve nga data e marrjes se vendimit për fillimin e procedurave ERE publikon në median e shkruar njoftimin për aplikimin për licencim të subjektit aplikues dhe siguron një periudhë të caktuar rast pas rasti për çdo aktivitet, për të pritur të gjitha objeksionet e palëve të treta lidhur me këtë aplikim. Bordi i ERE, merr vendimin përfundimtar për pranimin ose refuzimin e aplikimit për licencë, brenda afateve që përcaktojnë aktet e sipërcituara, duke filluar nga data e publikimit të njoftimit në shtyp..