Bordi

Bordi i Anëtarëve të Entit Rregullator të Energjisë

Bordi i anëtarëve të ERE përbëhet nga 5 anëtarë të emëruar në detyrë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, sipas dispozitave të ligjit nr. 43/2015 "Per sektorin e energjise elektrike" dhe ligjit nr. 102/2015 "Për sektorin e gazit natyror".

Aktualisht Bordi i anëtarëve të ERE përbëhet:

 

P.Ahmeti copy 

Petrit Ahmeti- Kryetar i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë

Z. Petrit Ahmeti i lindur më 1957, diplomuar në vitin 1981 me titullin, Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Z. Ahmeti ka një eksperince të gjatë dhe të sukseshme në sektorin e energjisë elektrike.

Kontributi i tij në këtë sektor fillon menjëherë pas studimeve duke mbajtur funksione të ndryshme dhe të rëndësishme në Sektorin e Energjisë, si ekspert në institucione të sektorit të Energjise dhe më pas si Drejtor i Përgjithshëm i KESH sh.a. Gjatë ketyrë viteve ka mbajtur funksionet si këshilltar i lartë i Kryeministrit të Shqipërisë dhe Ministrite përgjegjëse për sektorin e energjisë elektrike.

Gjithashtu, ai është autor dhe bashkëautor i disa studimeve në lidhje me zhvillimin e sistemeve energjetike dhe dokumentave të rëndësishme politikash në Shqipëri.

Eksperienca e tij Rregullator nis në fund të vitit 2004, kur Z. Ahmeti emërohet nga kuvendi i Shqipërisë Anëtar Bordi i Entit Rregullator të Energjisë. Kontributi dhe përkushtimi i Z. Ahmeti për përmiresimin e politikave dhe standartevë këtë sektor ka qënë shumë ndjeshëm dhe suksesshëm. Ai është një nga themeluesit e MEDREG në vitin 2006, dhe një nga iniciatorët e pjesëmarrjes së MEDREG në platformat energjetike të UfM . Ne vitin 2020-2022 ka mbajtur dhe funksionet kryetar i MedReg.

Gjithashtu në bashkëpunim me Komisionin Evropian, ka qënë pjesë e grupit punës për krijimi i Komunitetit të Energjisë.

Në vitin 2014 Z. Ahmeti emërohet nga Kuvendi i Shqipërisë Kryetar i Bordit të Entit Rregullator Të Energjisë, funksion të cilin e mban ende me një mandat e dyte rizgjedhje me 26.02.2019.

PËR EMËRIMIN E KRYETARIT TË BORDIT TË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË (ERE)

 

Erjola 

 

Erjola Sadushi – Anëtare Bordi Enti Rregullator i Energjisë

Znj. Erjola Sadushi lindur më 1978 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitet 1997-2001 dhe mban titullin jurist. Ne vitin 2019 përfundon studimet pas univesitare Master Profesional “Qeverisje dhe Administrim Publik.Zhvillimin profesional e fillon si ndihmëse avokate në zyren ligjore.

Eksperienca e saj ne Rregullator fillon në vitin 2002 ku ka mbajtur funksione të ndryshme si Specialiste në Drejtorinë e Çështjeve Ligjore, Përgjegjëse në Sektorin Juridik, më pas Drejtor në Drejtorinë Juridike, Drejtorinë e Licensimit dhe Monitorimit të Tregut. Kontributi i Zj. Sadushi ne sektorin rregullator te energjise nuk ka munguar.

Ka qenë pjesemarrese ne përgatitjen e legjislacionit në fushën e rregullimit të energjisë në përputhje me ligjin dhe direktivat përkatëse të BE, si dhe në grupe pune ndërkombetare ku focus ka qene krijimi e nje strukture organizative, operuese dhe krijimi i strategjive të ndryshme për zhvillimin dhe rregullimin e sektorit të Energjise e Gazit në Shipëri sipas standarteve ndërkombëtare.Gjithashtu ka qënë anëtare në disa grupe pune ndërkombetare të rëndësishme si: më hartimin e kodit të rrjetit dhe kodit të tarifave të TAP AG, në hartimin ee raportit të Benchmark për Energjitë e rinovueshme dhe në raportin e grupit të punës së konsumatorit, MEDREG, Milano, Itali, Aktive dhe pjesemarrese në diskutime lidhur me ndryshimet në Traktatin e Komunitetit të Energjisë Vjenë, Austri, nënkryetare e grupit MEDERG (për mbështetjen e reformave kombëtare), në Forumin e mbajtur në Vjenë mbi Ligjin Europian për Energjinë si dhe pjesëmarrje në aktivitetin e FRS për Institucionet Rregullatore të Energjisë.

Kontributi i Znj. Sadushi gjatë këtyre viteve në Sektorin rregullator ka qënë i sukseshëm dhe në vitin 2017 emërohet nga Kuvendi i Shqipërisë Anëtar Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, funksion të cilin e mban ende me një mandat të dytë rizgjedhje në dhjetor te vitit 2022.

PËR ZGJEDHJEN E ZONJËS ERJOLA SADUSHI ANËTARE E BORDIT TË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË

 

 

 Maksi copy

 

Z. Maksim Shuli- Anëtar i Bordit  Enti Rregullator i Energjisë

Z. Maksim Shuli i lindur më 1957 ka përfunduar studimet universitare në 1982 në Fakultetin Gjeologji Miniera, Dega Inxhinier i Nxjerrjes dhe perunimit te Naftës dhe Gazit në Universitetin Politeknik të Tiranës. Z.Shuli mban titullin Profesor Associuar dhe Doktor në fushën Inxhinier i Nxjerrjes dhe Përpunimit të Vëndburimeve të Naftës dhe Gazit në Unversitetin e Tiranës.

Z. Maksim ka nje ekperience te gjate dhe te suksesshme ne sektorin e energjise ku ka mbajtur funksione te ndryshme si Ekspert për projektimin e pajisjeve sipërfaqësore në grumbullimin, transportin, shpërndarjen e gazit dhe të naftës në vëndburimet e vëndit, Drejtues ne Drejtorine e Gazit Natyror në Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës dhe Gazit në Patos.

Ne zgjedhjet e vitit 1997 Z.Shuli zgjidhet Deputet i Kuvëndit të Shqipërisë në Komisionin e Industrisë, Ekonomisë, Transportit dhe i Energjisë. Ai ka qënë Anëtar i Këshillit mbikqyrës në Drejtorinë Kombëtare të Metrologjisë dhe Kalibrimit. Kryetar i Këshillit Mbikqyrës të Petrolimplex sh.a dhe Kryetar i Këshillit Mbikqyrës të Kompanisë Kombëtare Albpetrol. Ndërsa në vitet 2002-2006 ka mbajtur funksionin N/Kryetar i Agjensisë Kombëtare të Energjië/ Agjensia Kombëtare e Energjisë Tiranë (Ministria Energjisë dhe e Burimeve Natyrore.)

Kontributi dhe angazhimi i tij ka qene shume i rendesishem ne studime shkencore dhe projektime te ndryshme për: Energjitë e Rinovueshme në vëndin tonë si dhe mbi mundësinë e lidhjes me rrjetin europian të gazit, mbi mundësinë e kalimit të projektit AMBO të naftës nëpërmjet vëndit tonë në terminalin e eksport-importeve në Vlorë , vëndburimeve të Naftës dhe të Gazit për shfrytëzimin dhe përpunimin e vëndburimeve te tjera, për impaktin ambietal në Parkun Energjitik Vlorë, mundësia e zvogëlimit të emetimeve në përputhje me standartet e Bashkimit Europian . Z. Shuli ka qene Propozues i p/ligjeve, amendime të ligjeve si dhe puna në komisione për miratimin e ligjeve në fushën e energjisë dhe të naftës, si dhe ka marre pjese në Hartimin e Strategjisë Kombëtare të Naftës dhe Energjisë.

Kontributi i rëndësishëm si bashkëpunëtor në studime të ndryshme dhe anetar në shoqata ndërkombëtare e rregullatorëve si shoqata e rregullatorëve të energjisë dhe gazit të Bashkimit Europian, ERRA, Entsog, (rrjeti europian i operatorëve të transmetimit të gazit natyror), Pjesëmarës për ndërtimin e legjislacionit të Gazit Natyror në përputhje me Direktivën e Gazit 2009/73/EC dhe Rregulloren 715/2009 të Këshillit dhe Parlamentit Europian.

Duke filluar nga 2014 e në vazhdim Z.Shuli mban titullin  Anëtar Bordi në Entin Rregullator Të Energjisë me nje mandat e dyte rizgjedhje nga Kuvendi i Shqiperise me 26.02.2019.

PËR EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË BORDIT TË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË (ERE)

 

 

Petraq Lika 

Petraq Lika Anëtar Bordi Enti Rregullator i Energjisë

Z.Petraq Lika lindur më 1962, ka përfunduar studimet në vitin 1986 në Universitetin e Tiranës – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike në profilin Inxhinier Elektrik për Industri. Në vitin 2010 përfundon studimet pasuniversitare 2 vjeçare në Master të Shkencave Ekonomike në Universitetin Ndërkombëtar të Maqedonisë.

Eksperinca profesionale nga 1986 – 1993 fillon menjëherë në sektorin Elektrik të Industrisë së përpunimit të naftës në KPTHN/Ballsh duke mbajtur disa funksione të rëndësishme, Inxhinier Reparti dhe Shef i Repartit Elektrik të këtij Kombinati.

Me rikthimin në qytetin e lindjes Tiranë, në vitet 1993 – 2006, fillon në Filialin Elektrik Qytet Tiranë. Në këtë filial elektrik ai kreu funksione të ndryshme, atë të shefit të Repartit elektrik  të kabllove, Kryeinxhinier dhe Drejtor i Filialit Elektrik Qytet. Me tej me ristrukturimin e KESH sh.a. ka kryer funksione të Drejtorit të Zonës së shpërndarjes Tiranë, Drejtorit të Departamentit të InxhinIerisë në DVSH /KESH sh.a. si dhe të Bashkëpunëtorit të ngushtë të Enel.

Mbas vitit 2006  -2014 mban funksionet si Drejtues Teknik tek kompania Hellas Service sh.p.k. të projektimit, zhvillimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit elektrik të kompanive të telefonisë celulare Vodafon dhe AMC.

Në vitet 2015 – 2019 ka mbajtur funksionet e Drejtuesit të Divizionit të shpërndarjes (OSHEE sh.a.) duke u përballluar me sfidat të forta në zhvillimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrik të sistemit të shpërndarjes dhe në vitet 2019 – 2022 atë të Administratorit të OSSH sh.a., pjesë e OSHEE sh.a. Group.

Krahas funksioneve të sipërcituara, kontributi i vazhdueshëm në sektorin energjitik i Z.Lika vjen nëpërmjet funksioneve si anëtar  Bordi  drejtues i OST sh.a. dhe në të njëjtën kohë, anëtar i Task Forcës në ERE për hartimin e Kodeve të shpërndarjes, transmetitmit, matjes. Duke vijuar njëkohësisht edhe si bashkëpunëtor i ngushtë i ENEL-it në ristrukturimin e KESH sh.a. si ekspert i jashtëm në oponencën shtetërore të AKBN-së me burimet e rinovueshme për lidhjen e tyre me Sistemin Elektroenergjetik Shqiptar si ekspert dhe gjatë kohëve të fundit anëtar i Bordit Teknik të DPS (Drejtoria e përgjithshme e standardeve).

Gjatë gjithë karrierës së gjatë profesionale 1986 – 2022 ka qënë Drejtues Aktiv në projektet, në Sektorin Elektrik të Industrisë 1986 – 1990 në projektin për implementimin e Uzinës së Vajrave /KPTHN me Rumaninë, duke vijuar me tej  në DVSH/KESH sh.a. në vitet 1995 – 2006 në projektet me WB, Cooperacione Italiana, JBIC (kredi e qeverisë Japoneze) dhe më tej në OSHEE në vitet 2015 – 2022 në Shqipëri me projektet në zhvillimin e Sistemit elektrik të shpërndarjes që janë zhvilluar me kreditë e huaja, sikurse janë Banka Botërore, KfW-ja, BERZH-I, AFD etj performancës së rrjetit të sistemit të shpërndarjes të OSHEE sipas normave dhe standardeve EU.

Njëkohësisht Z. Lika i ka kushtuar kujdes të veçantë edhe fushës akademike, duke punuar si

  • Në mësimdhënie si pedagog i ftuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike.
  • Referues në Konferenca të forumeve të ndryshme të profilit inxhinierik si brenda dhe jashtë vendit.

Përmendim se përtej kontributit të tij ai në vitet 1993-2021, është angazhuar në zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale duke kryer specializime dhe trajnime të ndryshme jashtë vendit, si në Austri, Gjermani, Hungari, Bruksel, Itali, Greqi me fokus (zhvillimet dhe kontrollet e  impianteve elektrike të qarqeve primare – sekondare dhe komandim – atomatzimeve të tyre në sistemin Elektroenergjetik për të gjitha nivelet e tensioneve TU/TM/TL si dhe fushës së Telekomunikacionit si dhe ato të ekspertit në fushën e Projektim/Mbikqyrjes, Menaxhimi dhe auditimi i eficencës së energjisë elektrike dhe në atë Mjedisore.

Në Shtator 2022 Z. Lika emerohet nga Kuvendi i Shqipërisë në pozicionin Anëtar  Bordi i Entit Rregullator të Energjisë me një mandat 5 vjeçar, detyrë që po e ushtron aktualisht.

PËR ZGJEDHJEN E ZOTIT PETRAQ LIKA ANËTAR TË BORDIT TË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË

 

 

 img Tavani

Brunilda Tavani Anëtare Bordi Enti Rregullator i Energjisë

Znj. Brunilda Tavani lindur më 1984, ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës në vitet 2002 – 2006 dhe mban titullin ekonomist.

Eksperienca e saj në Rregullator fillon në vitin 2018 si pjesë e Drejtorisë së Tarifave dhe Çmimeve. Ndër vite znj.Tavani ka kontribuar pranë ERE-s në hartimin e akteve nënligjore në lidhje me energjinë elektrike dhe gazit natyror në aspektin rregullator. Gjithashtu ka qënë pjesëmarrëse aktive në takime dhe diskutime të ndryshme mbajtur në organizata me të cilat ERE bashkëpunon.

Kontributi i Znj. Tavani gjatë këtyre viteve në Sektorin Energjitik ka qënë i sukseshëm dhe në vitin 2024 emërohet nga Kuvendi i Shqipërisë Anëtare e Bordi të Entit Rregullator të Energjisë, funksion të cilin e mban ende.

Në rolin e saj si Anëtare e Bordit, ajo angazhohet me kontributin e saj në vendimmarrje bazuar në analizën ekonomike, për promovimin e një sektori energjetik transparent, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit publik.

PËR ZGJEDHJEN E ZONJËS BRUNILDA TAVANI ANËTARE E BORDIT TË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË