Njoftim për aplikim për licence në Mbledhjen e Bordit të datës 06.07.2026 “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ( KESH Sh.a )”

Njoftim për aplikim për licencim

Në zbatim të nenit 40, pika 1 e ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar; nenit 19, pika 1, germa ”a”, të Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e Entit Rregullator të Energjisë, miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 96, datë 17.06.2016; si dhe nenit 10, pika 8 dhe 9 të Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin, njohjen ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike, miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 109, datë 29.06.2016, njoftojmë se shoqëria “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH)” ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga TEC-et Lundruese “Tigri 1”, me kapacitet të instaluar 50 MW, dhe “Tigri 3”, me kapacitet të instaluar 60 MW, me vendndodhje në Portin e Triportit, në Gjirin e Vlorës.

Në mbledhjen e datës 06.07.2026, Bordi i ERE-s vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë në këtë veprimtari.

Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim në lidhje me secilën prej kërkesave licencim, brenda 30 (dhjetë) ditëve (nga data 07.07.2026 deri më 05.08.2026), pranë zyrave të ERE-s, në adresën: në adresën: Rruga “Irfan Tomini”, Njësia Administrative Nr. 7, Tiranë, ose në postën elektronike, në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Njoftim për aplikim për licence në Mbledhjen e Bordit të datës 06.07.2026 “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ( KESH Sh.a )”

logo

Rruga “Irfan Tomini”, Njësia Administrative Nr.7, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese