Formular ankese                                 Bëj një ankesë!

Memorandumi i Bashkėpunimit mes ERE dhe FDUT

Memorandumi i Bashkëpunimit mes ERE dhe FDUT

Kryetati i ERE Z. Petrit Ahmeti zhvilloi sot takimin me përfaqësues të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, gjatë së cilit u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit, nënshkruar me qëllim rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe ofrimin e shërbimeve mes dy institucioneve, në zbatim të politikave të ERE dhe kurrikulave të FDUT.

Palët synojnë të bashkëpunojnë dhe  kontribuojnë në fusha me interes të përbashkët, si konsulencë legjislacioni vendas dhe atij të Bashkimit Europian, menaxhim burimesh njerëzore, organizimi i trajnimeve, projekteve të ndryshme, praktikave të punës, fushatave ndërgjegjësuese etj., nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe ideve me ekspertë të ERE.

Kryetari i ERE dhe Presidenti i MEDREG, z.Petrit Ahmeti, mori pjese dhe kryesoi Mbledhjen e 41-te te Komitetit Drejtues së MEDREG

Kryetari i ERE dhe Presidenti i MEDREG, z.Petrit Ahmeti, mori pjese dhe kryesoi Mbledhjen e 41-te te Komitetit Drejtues së MEDREG

Seminar i përbashkët ECRB – MEDREG: Sfidat dhe mundësitë në vendosjen e burimeve të rinovueshme në rrjetet elektrike dhe sistemet e balancimit. 15 Prill 2021

Seminar i përbashkët ECRB – MEDREG: Sfidat dhe mundësitë në vendosjen e burimeve të rinovueshme në rrjetet elektrike dhe sistemet e balancimit. 15 Prill 2021

 Më 15 Prill 2021, ECRB dhe MEDREG zhvilluan një seminar virtual të përbashkët me qëllim shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave implementuese në vendet anëtare të ECBR dhe MEDREG, mbi sfidat dhe mundësitë në shpërndarjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në rrjetet e energjisë elektrike.

Gjatë seminarit, Presidenti i MEDREG z. Petrit Ahmeti, gjithashtu dhe Kryetar i ERE-s solli në vëmendje te pjesmarresve se “Bashkëpunimi mes MEDREG dhe ECRB është i domosdoshëm për të forcuar më tej përpjekjen e vazhdueshme në promovimin e kulturës rregullatore të përbashkët në të dyja rajonet. Gjithashtu, u shpreh më tej që një treg energjie i integruar dhe që ndërvepron në format rajonal, bazuar në burime të qëndrueshme energjie, do të sigurojë benefite ekonomike dhe sociale të bollshme dhe të mjaftueshme, si dhe do të konstribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërive në rajon” ne nderhyrjen e tij, Marko Bislimoski, në cilësinë e Presidentit të ECRB, sugjeroi që “integrimi i integrimi i burimeve të rinovueshme mund të ushtrojë presion në funksionimin e sistemit, por rezultatet positive që mund të përftohen duke arritur qëllimet tona të dekarbonizimit, ja vlejnë përpjekjet e rregullatorëve.

Në një kohë kur bërja e sistemeve energjetike më të sigurta dhe të qëndrueshme është në përpara, seminari i përbashkët u përqendrua në integrimin e burimeve të rinovueshme në sistem dhe mekanizmat përkatës të balancimit të tregut. Seminari nënvizoi rëndësinë e gjetjes së ekuilibrit të duhur midis rregullimit të tregjeve dhe zhvillimeve teknologjike dhe të sistemit. Gjithashtu u nënvizua roli thelbësor që rregullatorët e energjisë duhet të luajnë në sigurimin e mirëfunksionimit të tregjeve dhe vendosjen me kosto efektive të burimeve të ripërtëritshme.

Me pjesmarrës nga edhe te Operatorëve te Sistemit të Transmetimit nga rajonet e ECRB dhe MEDREG, rregullatorët shkëmbyen praktikat më të mira në trajtimin e sfidave që gjenerimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të decentralizuara i sjell sistemit dhe operimit të tij. Fleksibiliteti i sistemit të energjisë, aftësia për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive luhatjeve në furnizim dhe / ose kërkesë, si dhe nevoja që rregullatorët të adresojnë sfidat e investimeve, u nënvizuan si elementë kryesorë në këtë drejtim. Diskutimi gjithashtu shtjelloi përgjegjësitë e prodhuesve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në kontekstin e mekanizmave të balancimit dhe tregjeve që lidhen me atë të brendshëm dhe ndërkufitar si dhe integrimi i tyre nga perspektiva e pjesëmarrësve në treg.

Seminaret e përbashkëta janë pjesë e qëndrueshme e bashkëpunimit midis ECRB dhe MEDREG që në vitin 2014. Këto përpjekje vërtetojnë nevojën për të zgjeruar diskutimin në harmonizimin e rregullave të rregullatorëve në të gjithë Mesdheun, Europën Lindore dhe Rajonin e Detit të zi. Për më tepër, nga viti 2018, dy platformat rregullatore të rajonit ndajnë një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Europian të Rregullatorëve të Energjise (CEER).

Sekretariati i Energjisë në Vienë ka mbështetur Entin Rregullator të Energjisë në nismën e ndërmarrë në krijimin e një tregu balancimi

Sekretariati i Energjisë në Vienë ka mbështetur Entin Rregullator të Energjisë në nismën e ndërmarrë në krijimin e një tregu balancimi, i cili hyri në fuqi nga data 1 prill 2021. Pjesëmarrësit e tregut tani mund të ofrojnë shërbime të balancimit bazuar në treg dhe janë përgjegjës për balancimin e tyre duke krijuar grupe të përbashkëta balancimi. Kjo është e rëndësishme veçanërisht për prodhuesit e pavarur të energjisë elektrike. Ky treg balancues siguron integrimin efikas të këtyre prodhuesve në tregun e energjisë elektrike dhe do t'i lejojë uljen e kostove të balancimit. Sekretariati shprehet mbështës i HEC-eve dhe palëve të tyre në hartimin e zgjidhjeve të përshtatshme. Hyrja në fuqi e tregut të balancimit hapi gjithashtu rrugën për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje afatgjatë midis një investitori privat, Ashta HEC dhe KESH, prodhuesit publik, në lidhje me përgjegjësinë e balancimit.

Lajmin në faqjen zyrtare të Sekretariatit të Energjisë mund ta lexoni në linkun e bashkëlidhur më poshtë.

https://www.energy-community.org/news/Energy-Community-News/2021/04/12.html

Ambasada Amerikane në Tiranë vlereson Entin Rregullator te Energjise për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë mbi sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë

Ambasada Amerikane në Tiranë vlereson Entin Rregullator te Energjise për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë mbi sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë

Video e marrë nga @usembassytirana

Enti Rregullator i Energjisë u  vlerësua nga Ambasada Amerikane në Tiranë, për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë mbi sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë. Mbështetja e USAID/Albania, Shoqatës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Komisionerëve Rregullatorë të Shërbimeve, ekspertëve të energjisë nga shteti i Connecticut dhe Agjencisë për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë bënë të mundur realizimin e kësaj rregulloreje të re, e cila është e para e këtij lloji në Europën Juglindore. Kjo rregullore do të shërbejë si model për vendet e tjera në rajon dhe në botë. Ndërsa sulmet kibernetike në rrjetet e energjisë elektrike në të gjithë rajonin kanë përparuar në frekuencën dhe sofistikimin e tyre, siguria kibernetike e energjisë është bërë jetike për pavarësinë e çdo kombi.

Kryetari i Entit Rregullator (ERE) Z. Petrit Ahmeti : Ne i jemi mirënjohës Usaid-it, i cili na mundësoi përgatitjen dhe miratimin e rregullores së parë të sigurisë kibernetike për infrastrukturën kritike në sektorin e energjisë. Unë e vlerësoj rëndësinë e ketij dokumenti për performancën e ndërmarrjeve të energjisë dhe shpresoj në bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga USAID-i në zbatimin e rregullores. 

Njoftim date 12.10.2020

Ne vijim edhe te njoftimit te mepareshem, duke marre shkak nga shtimi i rasteve te rezultuara pozitiv me SARS-CoV-2 (Covid -19) ne institucion, per te ruajtur shendetin e punonjesve dhe te konsumatoreve apo paleve te cilet kane marredhenie me Entin, ne perputhje dhe      me instruksionet e Ministrise se Shendetesise dhe OBSH,  nga dita e hene dt. 12/10/2020 dhe pergjate gjithe javes ne vijim,

Ju njoftojme se cdo korespondence drejtuar institucionit duhet te dergohet me e-mail tek adresa elektronile zyrtare e Entit Rregullator te Energjise Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

ERE do te marre te gjitha masat per mbarevajtjen e punes nepermjet mjeteve elektronike te komunikimit.

Njoftim

Duke marre shkak nga shtimi i rasteve te rezultuara pozitiv me SARS-CoV-2 (Covid -19) ne institucion, per te ruajtur shendetin e punonjesve dhe te konsumatoreve apo paleve te cilet kane marredhenie me Entin, ne perputhje dhe me instruksionet e Ministrise se Shendetesise dhe OBSH, duke filluar nga dita e hene dt. 05/10/2020 dhe pergjate gjithe javes ne vijim,

Ju njoftojme se cdo korespondence drejtuar institucionit duhet te dergohet me e-mail tek adresa elektronile zyrtare e Entit Rregullator te Energjise Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

ERE do te marre te gjitha masat per mbarevajtjen e punes nepermjet mjeteve elektronike te komunikimit.

Pjesëmarrje virtuale në Asamblenë e 29-të të Përgjithshme të MEDREG

Pjesëmarrje virtuale në Asamblenë e 29-të të Përgjithshme të MEDREG

Kryetari i ERE-s Z. Petrit Ahmeti, i cili mban dhe postin e zv/presidentit në MEDREG, me mbështetjen e Anëtarëve të Bordit dhe Sekretarit të Përgjithshëm Z. Elton B. Radheshi morën pjesë në Asamblen e 29-të të Përgjithshme të MEDREG - Mediterranean Energy Regulators . Mbledhja e parë për Vitin 2020 u zhvillua online për shkak të kufizimeve të vendosura si pasojë e pandemisë Covid-19. Asambleja midis çështjeve të tjera diskutoi përditësimet e aktiviteteve teknike të Grupeve të Punës, Prezantimin e masave rregullatore të ndërmarra nga Anëtarët e MEDREG për të lehtësuar impaktin e përhapjes së COVID – 19 dhe Kontratën e Grantit KE – MEDREG për vitin 2020. 

Prezantimi i Raportit Vjetor per vitin 2019

Kryetari I ERE-s mori pjesë në seancën dëgjimore për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në drejtimin e kryetarit Z. Niko Peleshi,    e organizuar me Videokonferencë më datë 20.05.2020. Z. Petrit Ahmeti raportoi mbi veprimtarinë e Entit Rregullator të Energjisë, lidhur me sektorin e energjisë elektrike dhe atë të gazit natyror, për vitin 2019. Deputetët u prezantuan dhe me vështirësitë e arritjet me të cilat janë përballur këta sektorë.Per me teper...

Takimi i institucioneve të pavarura me Kryetarin e Kuvendit

Tema: Takimi i institucioneve te pavarura me kryetarin e kuvendit

Kryetari I ERE-s mori pjesë në takimin e radhës së Kryetarit të Kuvendit Z. Gramoz Ruci me institucionet e pavaruara, e organizuar me Videokonferencë më datë 07.05.2020. Z. Ahmeti raportoi mbi punën e Entit gjatë Vitit 2019 dhe për objektivat e Vitit 2020, duke theksuar ndër të tjera dhe zhvillimet e Sektorit përfshirë këtu dhe njohjen së fudmi të Kosovës si një Bllok I Pavarur, i cili do ti hapi rrugën krijimit të tregut të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe vënien në punë të linjes së interkonjeksionit.
Po ashtu, nga ana e Kryetarit u raportua mbi masat e marra në institucion dhe në Sektor për mbarvajtjen normale të punës, dhe sigurimin e detyrimeve të operatorëve për garantimin e furnizimit të popullatës me energji elekrike dhe të mos cënimit të të drejtave të konsumatorëve në këtë prizëm, si dhe falenderoi Kuvendin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në punën e Entit.

ERE përshëndet Marrëveshjen e Lidhjes së re midis KOSTT dhe ENTSO-E

ERE përshëndet Marrëveshjen e Lidhjes së re midis KOSTT dhe ENTSO-E

                            Foto: Nëntor 2019 - Firmosja e Marrëveshjes OST dhe KOSTT (Tiranë)

Kryetari i Entit Rregullatorë të Energjisë, Z. Petrit Ahmeti gjen rastin për të përshëndetur njoftimin se "Grupi Rajonal I Evropës Kontinentale votoi më 20.04.2020 Marrëveshjen e re të Lidhjes midis "Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës" (KOSTT) dhe "Operatorët Evropian të Sistemit të Energjisë Elektrike" (ENTSO-E).
KOSTT do të fillojë operimin si Zonë Rregulluese, brënda Bllokut Rregullues Kosovë- Shqipëri."

Kjo është një arritje tejet e rëndësishme jo vetëm për Operatorin e Sistemit të Energjisë Elektrike të Kosovës por dhe për krijimin e një zone rregulluese të përbashkët midis të dy vendeve apo dhe hapat e mëtejshëm të krijimit të një tregu të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku Operatorët e Sistemit të Operimit janë aktorët kryesorë.

Në këtë prizëm, urimet më të mira dhe Falenderimet shkojnë kryesisht për stafin e KOSTT dhe vecanërisht të OST, si një ndër promotorët kryesorë të këtij proçesi kundrejt ENTSO-E, ku KOSTT gjeti mbeshtetjen kryesore dhe një partner të sigurtë dhe të besueshëm. Një urim po ashtu dhe për kolegët e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE) të cilët së bashku me ERE, patën një angazhim maksimal në këtë proçes tejet të rëndësishëm në të cilin OST dhe KOSTT u mbështetën në këtë arritje.

Duke i uruar dhe njëherë përzemërsisht të dy Operatorët e Sistemit të Transmetimit, për këtë arritje të rëndësishme të Sektorit, shpreh sigurinë e vazhdimit të arritjes së objektivave të tjera në këtë fushë.

Date 20.02.2020 seanca degjimore mes perfaqesuesve te Konfederates se Industrive te Shqiperise, Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Autoriteti i Konkurrences, MIE, FSHU, OSSH dhe ERE

Date 20.02.2020 seanca degjimore mes perfaqesuesve te Konfederates se Industrive te Shqiperise, Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Autoriteti i Konkurrences, MIE, FSHU, OSSH dhe ERE

 “Më datë 20.02.2020 në orën 10:00, u organizua ne Ambientet e ERE-s seanca degjimore mes përfaqësuesve të Konfederatës së Industrive të Shqipërisë, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Autoriteti i Konkurrencës, MIE,  FSHU, OSSH dhe ERE për të diskutuar e dëgjuar opinionin në lidhje me aplikimin e shoqërisë OSSH sh.a për përcaktimin e tarifave sipas nivelit të tensionit për vitin 2020, si dhe aplikimin e FSHU, për përcaktimin e çmimit të shitjes me pakicë për klientët që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal për vitin 2020”

Date 20.02.2020 seanca degjimore mes perfaqesuesve te Konfederates se Industrive te Shqiperise, Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Autoriteti i Konkurrences, MIE, FSHU, OSSH dhe ERE

Date 20.02.2020 seanca degjimore mes perfaqesuesve te Konfederates se Industrive te Shqiperise, Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Autoriteti i Konkurrences, MIE, FSHU, OSSH dhe ERE

Date 19.02.2020 seanca degjimore mes perfaqesuesve te Shoqata e Mbrojtjes se Konsumatorit, Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit, Shoqata e Invalideve te Punes, Avokati i Popullit, MIE, Autoriteti i Konkurences, FSHU dhe ERE

 “Në Datën 19.02.2020 u zhvillua në ambientet e ERE-s seanca dëgjimore mes përfaqësuesve të Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shoqata e Invalidëve të Punës, Avokati i Popullit, MIE, Autoriteti i Konkurencës, FSHU dhe ERE për të diskutuar mbi proçesin e shqyrtimit të aplikimit të FSHU, për përcaktimin e çmimit të shitjes me pakicë për klientët që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal për vitin 2020”

“Në Datën 19.02.2020 u zhvillua në ambientet e ERE-s seanca dëgjimore mes përfaqësuesve të Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shoqata e Invalidëve të Punës, Avokati i Popullit, MIE, Autoriteti i Konkurencës, FSHU dhe ERE për të diskutuar mbi proçesin e shqyrtimit të aplikimit të FSHU, për përcaktimin e çmimit të shitjes me pakicë për klientët që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal për vitin 2020

Per arsye te ndryshimit te kompanise qe ofrom sherbimin e website disa nga materialet mund te jene te mos jene te riferskura ne kohe.

Jemi duke punuar per sistemimin sa me pare te tyre.
logo
Bulevardi "Bajram Curri", Rruga "Viktor Eftimiu" Nr.1023, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese