Kurseni energjinë në banesë

Expired
  • Këshilla praktike sipas stinëve.
  • Pajisjet që konsumojnë më shumë energji.
  • Konsumi në “stand-by”.
  • Përdorimi efikas i kondicionerit.
  • Ngrohja dhe ndriçimi.

Pse është e rëndësishme?

Përdorimi efikas i energjisë ndihmon familjet të:

  • ulin faturën mujore të energjisë elektrike;
  • reduktojnë humbjet e panevojshme të energjisë;
  • zgjasin jetën e pajisjeve elektrike;
  • kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit përmes uljes së konsumit të energjisë.

Edhe ndryshime të vogla në sjelljen e përditshme mund të sjellin kursime të konsiderueshme gjatë vitit.

  1. 10 mënyra të thjeshta për të kursyer energji:
  • Përdorni ndriçim LED.

Llambat LED konsumojnë deri në 80–90% më pak energji dhe zgjasin shumë më tepër se llambat tradicionale.

Këshillë: Zëvendësoni fillimisht llambat që përdoren më shpesh në shtëpi.

  • Përdorni kondicionerin në temperaturë optimale
  • Verë: 24–26°C
  • Dimër: 19–20°C (IEA- Objektivat globale)

Çdo gradë më e ulët në verë ose më e lartë në dimër rrit konsumin e energjisë.

  • Shkëputni pajisjet që nuk përdoren.

Televizori, dekoderi, karikuesit, printeri dhe pajisje të tjera konsumojnë energji edhe kur janë në modalitetin Stand-by.

Këshillë: Përdorni shumëfish me çelës për t'i fikur njëherësh.

  • Përdorni lavatriçen dhe enëlarësen me ngarkesë të plotë.

Programet ECO dhe përdorimi me kapacitet të plotë konsumojnë më pak energji dhe ujë për kilogram rrobash apo enësh.

  • Mos vendosni frigoriferin pranë burimeve të nxehtësisë.

Frigoriferi punon më shumë nëse ndodhet pranë:

  • sobës;
  • furrës;
  • radiatorit;
  • dritares me diell.

Rekomandohet temperatura e frigoriferit: rreth +6-7 grade C

                                                          Ngriresi :rreth -18 grade C

                                                    Shkrirjen periodike kur nevojitet 

Këshillë: Lini hapësirë për ajrosje pas tij.

  • Kufizoni përdorimin e boilerit.
  • Rregulloni temperaturen e bolierit sipas udhezimeve te prodhuesit dhe nevojave te familjes, duke shmagur temeperaturat e panevojshme te larta
  • fikeni dhe vendoseni ne modalitetin ekonomik kur nuk nevojitet per periudha te gjata, nese kjo lejohet nga pajisja.
  • Izoloni banesën.

Izolimi i mirë i dyerve dhe dritareve ndihmon në ruajtjen e temperaturës së brendshme dhe ul nevojën për ngrohje ose ftohje.

  • Përdorni dritën natyrale.

Hapni perdet gjatë ditës dhe fikni ndriçimin artificial kur nuk është i nevojshëm.

  • Gatuani me efikasitet
  • përdorni tenxhere me kapak;
  • zgjidhni enë me madhësi të përshtatshme për vatër;
  • shmangni hapjen e shpeshtë të furrës.
  • Monitoroni konsumin:

Lexoni rregullisht matësin dhe kontrolloni faturën për të kuptuar se cilat periudha ose pajisje ndikojnë më shumë në konsum.

Për më shumë detaje, linku:

logo

Rruga “Irfan Tomini”, Njësia Administrative Nr.7, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese
Ne përdorim cookie

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit. Disa prej tyre janë thelbësore për funksionimin e faqes, ndërsa të tjera na ndihmojnë të përmirësojmë këtë faqe dhe përvojën e përdoruesit (cookie gjurmimi). Ju mund të vendosni vetë nëse dëshironi t'i lejoni cookie-t apo jo. Ju lutemi vini re se nëse i refuzoni, mund të mos jeni në gjendje të përdorni të gjitha funksionalitetet e faqes.