Z. Petrit Ahmeti në takimin e parë të Hidrogjenit të organizuar nga @medreg_energy u shpreh: Duke parë rolin e rëndësishëm të rregullatorëve, me qëllim përballimin e sfidave të formave të ndryshme të energjisë, rregullatorët do të duhet të realizojnë mbikëqyrjen e tregun për të shmangur abuzimet në pozicionet dominuese si dhe krijimin e një tregu të energjisë që të jetë plotësisht funksional, transparent dhe i qëndrueshëm. Ndër sfidat që dalin përpara nesh duhet punuar në drejtim të implementimit të politikave mbështetëse në mënyrë që të promovojmë projekte si hidrogjeni ashtu dhe Burimet e Rinovueshme të Energjisë apo dhe parashikimin afatgjatë rregullator, të cilat janë aspekte kyçe që mbështesin zhvillimin e infrastrukturës për të bërë të mundur përshtatjen e Hidrogjenit dhe Burimeve të Rinovueshme të Energjisë drejt tranzicionit të energjisë. Kjo do të mundësonte një qasje fleksibël ndaj hidrogjenit, i cili nga krahu tjetër do të bënte të mundur që sistemet kombëtare të shfrytëzonin plotësisht karakteristikat e tyre për të kontribuar drejt qellimit final të dekarbonizimin të sektorit. #energy #medreg #erealb #hydrogen
Enti Rregullator i Energjisë( ERE), Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) së bashku me Operatorët të Sistemit, Transetimit të Shqipëris (OST) dhe të Kosovës (KOSTT) me mbeshtetjen e USAID nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit të tregjeve dhe përcaktimit të të drejtave, detyrimeve dhe hapat e nevojshme, që palët duhet të ndërmarrin në drejtim të bashkëpunimit në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të Energjisë Elektrike midis dy vendeve. Ky Bashkim i tregjeve do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit, rritjen e konkurencës, nxitjen eficiente të përfitimeve në të dy vendet. Po ashtu ai do te shërbejë si nxitje per zgjerimin e bashkimit të tregjeve në rajon e më gjerë. Aktuakisht kjo marrëveshje është e para e këtij lloji midis vendeve të rajonit dhe do të shërbejë si bazë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në rajon“
Në zbatim të nenit 17 pikat 1, 2 dhe 4 të Ligjit nr.43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, nenit 14 të Ligjit nr.102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, i ndryshuar, "Rregullores për përcaktimin dhe miratimin e pagesave rregullatore", miratuar me vendimin e Bordit të ERE nr. 190, datë 23.11.2017, ndryshuar me vendimin e Bordit të ERE nr.129, datë 10.08.2020, Bordi i ERE-s me vendimin nr.142, datë 15.06.2021 ka miratuar pagesën rregullatore për vitin 2021.
Sjellim në vëmendje se Vendimi i Bordit nr.142, datë 15.06.2021 është botuar në Fletoren zyrtare nr: 103, datë 29.06.2021.
Deri në bërjen aktive të sistemit të fiskalizimit nga ana e ERE-s, të licensuarit të kryejnë shlyerjen e pagesës të detyrimit brenda 30 ditëve nga botimi në Fletore Zyrtare.
Në zbatim të AKTIT NORMATIV Nr.27, datë 1.07.2021 “Për një shtesë në Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:
“Përjashtimisht parashikimeve në këtë ligj, për kundravajtje administrative që lidhen me afatet e hyrjes në fuqi dhe zbatimit efektiv të ligjit nr.87/2019, ”Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, zbatimi i sanksioneve do të filloj të aplikohet pas datës 1 Janar 2022.
Ky akt normativ është botuar në Fletoren Zyrtare numër :106, me datën 2 Korrik 2021,
dhe hyn në fuqi menjëherë me botimin në Fletoren Zyrtare.
Linku i Aktit Normativ: Pamja e dokumentit - Qendra e Botimeve Zyrtare (qbz.gov.al)
Likujdimi do të bëhet në BKT Dega “Ismail Qemali” Tiranë nr. llogarie 0200511 në lek, ose IBANI AL 7320511021200511 CLCUCLALLL shërbimi i komisionit të bankës (në nisje dhe mbërritje) do të paguhet nga ana juaj.
Prezantimi i Raportit Vjetor, 01 Korrik 2021
U prezantua sot Raporti Vjetor i ERE në Kuvendin e Shqipërisë, nga Kryetari, Z. Petrit Ahmeti. Në këtë raport janë paraqitur në mënyrë të detajuar të dhëna mbi ecurinë e Sektorit të Energjisë Elektrike dhe të Gazit Natyror për Vitin 2020, si dhe krahasimet e disa prej treguesve të këtij viti me vitet parardhës. Gjatë fjalës së tij, Z. Ahmeti në mënyrë të përmbledhur prezantoi gjëndjen e këtij sektori dhe veprimtarinë e ERE-s pergjatë Vitit 2020. Ndër të tjera ai vuri theksin mbi aktivitetin vjetor të ERE-s me qëllim garantimin e përmbushjes së detyrimeve të pjestarëve të tregut për të siguruar furnizimin me energji, me cilësi dhe me kosto sa më të ulët të klientëve si dhe rikujtoi që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët kryesorë të përpilimit të legjislacionit primar dhe sekondar, Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vienë, MIE, Autoritetin e Konkurencës etj., ERE do të ketë në fokus implementimin e paketës së katërt legjislative, atë të paketës së pastër, krijimin e bursës së Energjisë Elektrike, në drejtim të zbutjes së efekteve tek klientët fundorë, vijimin dhe konsolidimin e proçesit të ndarjes së OSSH në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet ndërkombëtare, si dhe zhvillimin më tej të kuadrit rregullator për sektorit e gazit natyror. Me gjithë arritjet e prezantuara në raport, duke konsideruar se ende mbetet shumë për të punuar në kuadër, Z.Ahmeti në mbyllje të fjalës së tij tha se puna e ERE në vijim do të fokusohet në çështje që lidhen me miratimin dhe zbatimin e rregullores së transparencës dhe integritetit të tregut me shumicë të energjisë elektrike, monitorimi i implementimit të ndarjes funksionale dhe organizative të OSHEE-së, zbatimi i planit strategjik, reforma në sektorin elektro – energjitik, impakti i burimeve të rinovueshme dhe zbatimi i strategjisë për infrastrukturën kritike.
Gjithashtu Z. Ahmeti ju përgjigj dhe pyetjeve të disa prej anëtarëve të kuvendit.
Në fund të seancës nga ana e Kuvendit u mbështet veprimtaria e ERE-s për vitin 2020 si dhe u votua Projekt Rezoluta “PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË PËR VITIN 2020” paraqitur nga ana e Komisioinit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, me detyrat për ERE përgjatë vitit 2021.
Asambleja e Përgjithshme MEDREG, Mbledhja nr.31
29 Qershor 2021
U kryesua sot nga Kryetari i ERE Z.Ahmeti, në rolin e Presidentit të Medreg Mbledhja e 31të e Asamblesë së Përgjithshme të Medreg. Pjesë e axhendës së Asamblesë ishin aktivitetet teknike të grupeve të punës, si ai i gazit, elektricitetit, institucional, i energjive të rinovueshme si dhe mbrojtjes së konsumatoreve. Ndër pikat që u diskutuan nga grupet e punes se perhërshme kishin të bënin me sigurine e furnizimit në vendet e Mesdheut, planifikimin e zhvillimit të rrjetit të shpërndarjes, hartimin dhe zbatimin e rregullores për sektorin e gazit, analiza e infrastrukturës së gazit për të përmirësuar fleksibilitetin dhe ndërveprimin e sistemeve të energjisë, si dhe roli i dixhitalizimit dhe ndikimi i tij në çështjet e konsumatorit.
Gjithashtu, u diskutua mbi Raporti Vjetor 2020, përditësimin e buxhetit të Kontratës së Grantit me Komisionin Europian. Në përfundim të asamblesë, në bashkëpunim me DGNER pranë Komisionit Europian u vu theksi në rëndsinë e bashkëpunimit midis Komisionit dhe Shoqatës si dhe sfidat në vijim. Po ashtu u diskutua dhe kalendari i aktiviteteve të planifikuara të gjashtëmujorit të dytë të vitit.