Prezantimi i Raportit Vjetor per vitin 2020
Prezantimi i Raportit Vjetor, 01 Korrik 2021

U prezantua sot Raporti Vjetor i ERE në Kuvendin e Shqipërisë, nga Kryetari, Z. Petrit Ahmeti. Në këtë raport janë paraqitur në mënyrë të detajuar të dhëna mbi ecurinë e Sektorit të Energjisë Elektrike dhe të Gazit Natyror për Vitin 2020, si dhe krahasimet e disa prej treguesve të këtij viti me vitet parardhës. Gjatë fjalës së tij, Z. Ahmeti në mënyrë të përmbledhur prezantoi gjëndjen e këtij sektori dhe veprimtarinë e ERE-s pergjatë Vitit 2020. Ndër të tjera ai vuri theksin mbi aktivitetin vjetor të ERE-s me qëllim garantimin e përmbushjes së detyrimeve të pjestarëve të tregut për të siguruar furnizimin me energji, me cilësi dhe me kosto sa më të ulët të klientëve si dhe rikujtoi që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët kryesorë të përpilimit të legjislacionit primar dhe sekondar, Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vienë, MIE, Autoritetin e Konkurencës etj., ERE do të ketë në fokus implementimin e paketës së katërt legjislative, atë të paketës së pastër, krijimin e bursës së Energjisë Elektrike, në drejtim të zbutjes së efekteve tek klientët fundorë, vijimin dhe konsolidimin e proçesit të ndarjes së OSSH në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet ndërkombëtare, si dhe zhvillimin më tej të kuadrit rregullator për sektorit e gazit natyror. Me gjithë arritjet e prezantuara në raport, duke konsideruar se ende mbetet shumë për të punuar në kuadër, Z.Ahmeti në mbyllje të fjalës së tij tha se puna e ERE në vijim do të fokusohet në çështje që lidhen me miratimin dhe zbatimin e rregullores së transparencës dhe integritetit të tregut me shumicë të energjisë elektrike, monitorimi i implementimit të ndarjes funksionale dhe organizative të OSHEE-së, zbatimi i planit strategjik, reforma në sektorin elektro – energjitik, impakti i burimeve të rinovueshme dhe zbatimi i strategjisë për infrastrukturën kritike.
Gjithashtu Z. Ahmeti ju përgjigj dhe pyetjeve të disa prej anëtarëve të kuvendit.
Në fund të seancës nga ana e Kuvendit u mbështet veprimtaria e ERE-s për vitin 2020 si dhe u votua Projekt Rezoluta “PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË PËR VITIN 2020” paraqitur nga ana e Komisioinit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, me detyrat për ERE përgjatë vitit 2021.
Të fundit
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 08.01.2026 “FAVINA.1. SH.P.K.
09-01-2026 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 08.01.2026 “FAVINA.1. SH.P.K.
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për rinovim në Mbledhjen e Bordit të datës 08.01.2026 “TIRANA INTERNATIONAL DEVELOPMENT” shpk
09-01-2026 Njoftime
Njoftim për aplikim për rinovim në Mbledhjen e Bordit të datës 08.01.2026 “TIRANA INTERNATIONAL DEVELOPMENT” shpk
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 08.01.2026
06-01-2026 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 08.01.2026
Lexo më shumëNjoftim për klientët e lidhur në tensionin 6kV
28-12-2025 Njoftime
Njoftim për klientët e lidhur në tensionin 6kV
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 29.12.2025
26-12-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 29.12.2025
Lexo më shumëDraft – Ndryshimet e propozuara në “Rregulloren për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin, njohjen dhe heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike'
24-12-2025 Konsultime
Draft – Ndryshimet e propozuara në “Rregulloren për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin, njohjen dhe heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, të miratuar me vendimin...
Lexo më shumëPozicioni i Shoqatës Shqiptare të Furnizuesve të Energjisë Elektrike mbi Rregulloren për cilësinë e furnizimit dhe performancën e sigurisë së rrjetit në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike
22-12-2025 Konsultime
Pozicioni i Shoqatës Shqiptare të Furnizuesve të Energjisë Elektrike mbi Rregulloren për cilësinë e furnizimit dhe performancën e sigurisë së rrjetit në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 23.12.2025
20-12-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 23.12.2025
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për rinovim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.12.2025 “DEVOLL HYDROPOWER” sh.a
19-12-2025 Njoftime
Njoftim për aplikim për rinovim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.12.2025 “DEVOLL HYDROPOWER” sh.a
Lexo më shumë


