Konferenca e 8-te e Investimeve te ERRA-s dhe Takimet e Asamblese se Pergjithshme te ERRA-s dhe Komiteteve te saj ne Varshave
Ne datat 6-9 Prill 2009 u zhvillua ne Varshave Konferenca e 8-te e Investimeve dhe Rregullimit e organizuar nga Shoqata e Enteve Rregullatore per Evropen Juglindore (ERRA) ku aderon dhe Enti Rregullator shqiptar(ERE), si vend anetar me te drejta te plota. Ne kete konference mori pjese nje ekip i ERE-s i kryesuar nga Kryetari z. Bujar Nepravishta.Kjo konference cilesohet si nje event kryesor ne fushen e energjise per vendet e Evropes Qendrore dhe Juglindore si dhe ato te Evropes Perendimore dhe ka nje pjesemarrje nga rregullatoret, kompanite, investitoret strategjik, konsulentet me fokus ne ceshtjet dhe vendimmarjen rregullatore ne rajon me rreth 200 pjesemarres.
Temat kryesore te konferences u perqendruan ne investimet ne fushen e energjise, ceshtjet e rregullatorit dhe mesimet e nxjerra, energjite alternative, mundesite dhe kufizimet e tyre, liberalizimi i tregjeve te energjise dhe ceshtjet e rregullimit te lidhura me cmimet e energjise. Nga ana e ERE-s u mbajt nje prezantim mbi ceshtjet e investimeve, cmimeve dhe sigurise ne rrjet nga Zj. Entela Shehaj-Komisionere. Z. Nepravishta mori pjese ne takimin e Asamblese se Pergjithshme te Kryetareve te ERRA-s ku Kryetaret e Enteve Rregullatore votuan per zgjedhjet e presidiumit dhe anetaresimet e vendeve te reja ne ERRA, si dhe ne takimin e kryetareve te ERRA-s ku u diskutua mbi rolin dhe sfidat e rregullatorit ne situaten aktuale te krizes ekonomike. Z. Nepravishta zhvilloi nje takim me Kryetarin dhe perfaqesuesit e Rregullatorit te Malit te Zi ku u vendosen mardhenie dhe u diskutua konkretisht per lidhjen e nje marrveshjeje bashkepunimi mes dy rregullatoreve per te bashkepunuar ne fushen e energjise elektrike dhe gazit natyror. Gjithashtu Z. Nepravishta zhvilloi nje takim me Kryetarin e Entit Rregullator te Rumanise, per te realizuar nje vizite te stafit teknik te ERE-s ne Entin e Rumanise, me qellim njohjen dhe perfitimin nga eksperienca rumune ne procesin e privatizimit. Nga te dy Kryetaret u ra dakort per nje bashkepunim me te ngushte dhe per zhvillimin e kesaj vizite ne muajt ne vijim. Kryetari i ERE-s zhvilloi nje takim edhe me perfaqesuesin e USAID z. Bob Archer mbi asistencen qe do te jepet nga USAID per ERE-n ne drejtim te kuadrit ligjor per gazin dhe koordinimin dhe me vendet te tjera per projektet e gazit qe planifikohen te ndertohen ne rajon me vendet fqinje. Gjithashtu u zhvilluan takime e biseda dhe me perfaqesues te tjere pjesemarres ne kete konference.
Të fundit
Mbi kërkesën e shoqërisë “ALPEX” sh.a., për një ndryshim në vendimin e bordit të ERE-s nr. 139, datë 14.04.2023, “Mbi miratimin e kufijve minimalë dhe maksimalë të lejuar të çmimit për tregun e ditës në avancë”
22-05-2026 Konsultime
Mbi kërkesën e shoqërisë “ALPEX” sh.a., për një ndryshim në vendimin e bordit të ERE-s nr. 139, datë 14.04.2023, “Mbi miratimin e kufijve minimalë dhe maksimalë të lejuar të çmimit...
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për modifikim licence në Mbledhjen e Bordit të datës 21.05.2026 "5GX ENERGY” shpk
21-05-2026 Njoftime
Njoftim për aplikim për modifikim licence në Mbledhjen e Bordit të datës 21.05.2026 "5GX ENERGY” shpk
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 21.05.2026
19-05-2026 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 21.05.2026
Lexo më shumëVijim komunikimi mbi marrëveshjen për blerjen e energjisë elektrike ndërmjet “FTL” SH.A. dhe Prodhuesve me Përparësi të Energjisë
15-05-2026 Konsultime
Vijim komunikimi mbi marrëveshjen për blerjen e energjisë elektrike ndërmjet “FTL” SH.A. dhe Prodhuesve me Përparësi të Energjisë
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 13.05.2026
11-05-2026 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 13.05.2026
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licence në Mbledhjen e Bordit të datës 06.05.2026 “PREMIUM GREEN ENERGY” shpk
07-05-2026 Njoftime
Njoftim për aplikim për licence në Mbledhjen e Bordit të datës 06.05.2026 “PREMIUM GREEN ENERGY” shpk
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 06.05.2026
04-05-2026 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 06.05.2026
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për transferim licence në Mbledhjen e Bordit të datës 24.04.2026 “DRINI BULQIZE” shpk
24-04-2026 Njoftime
Njoftim për aplikim për transferim licence në Mbledhjen e Bordit të datës 24.04.2026 “DRINI BULQIZE” shpk
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licence në Mbledhjen e Bordit të datës 21.04.2026 “SPV Blue 3” shpk
23-04-2026 Njoftime
Njoftim për aplikim për licence në Mbledhjen e Bordit të datës 21.04.2026 “SPV Blue 3” shpk
Lexo më shumë


