Takimi i Kryetarit te Entit Rregullator me Drejtorin e Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit
Ne daten 8 maj 2009, ne ambjentet e Entit Rregullator te Energjise, u zhvillua nje takim midis Kryetarit te Entit Rregullator te Energjise, Z. Bujar Nepravishta dhe Z.Altin Goxhaj, Drejtor i Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit.
Ky takim kishte per qellim informimin e Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit me situaten ne Sektorin e Energjise Elektrike pas procesit te privatizimit te Kompanise se Shperndarjes OSSH Sha nga Kompania Ceke CEZ dhe gjetjen e mundesive te reja te bashkepunimit midis Rregullatorit dhe Shoqatave te Mbrojtjes se Konsumatorit, duke patur si prioritet sigurine e furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve shqiptare dhe permiresimit te standarteve te sherbimit.
Nga ana e ERE-se u be nje prezantim i hollesishem i situates te sektorit te energjise ne vend, duke paraqitur te dhena lidhur me prodhimin, importin si dhe te treguesve te perfomances se OSSH Sha. Gjithashtu u be nje analize e procesit te miratimit te cmimeve te energjise elektrike per vitin 2010 proces i cili do te kryhet nga ana e ERE-se, pare ne aspektinĀ e privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes.
Ne takim u theksua se ERE-ja eshte institucioni i vetem pergjegjes qe ka autoritetin ligjor per vendosjen e tarifave per te gjitha veprimtarite e rregulluara qe kryhen nga te licensuarit ne sektorin e energjise elektrike, nga ana e saj ndiqet nje procedure tejet transparente per miratimin e ketyre tarifave, duke u bazuar ne Metodologjite perkatese mbi bazen e te cilave realizohet me pergjegjesi te plote procesi i llogaritjes se cmimeve te shitjes me pakice te energjise elektrike per klientet tarifore, duke pasur per qellim vendosjen e tarifave te rregulluara te bazuara ne kosto, konform standarteve dhe parimeve te njohura ekonomike.
Bazuar ne sa me siper, nga ana e ERE-se garantohet respektimi i parimeve te informimit te publikut dhe te transparences, duke organizuar seanca te hapura degjimore, ku do te jene te ftuar te shprehin qendrimin e tyre te gjitha palet e interesuara ne kete proces. Te gjitha prononcimet dhe opinionet e shprehura nga palet e ndryshme qe marrin pjese ne kete proces, analizohen dhe vleresohen ne procesin e vendimarrjes nga ana e ERE-se, konform procedurave dhe rregullave ne fuqi.
Me tej u diskutua per nje nga ceshtjet me kryesore dhe me shqetesuese per kete sektor, ate te nivelit te larte te humbjeve te energjise elektrike dhe vecanerisht i humbjeve joteknike te saj. ERE kerkoi bashkepunimin e Zyres se Mbrojtjes se Konsumatorit dhe gjithe Shoqatave te Konsumatoreve ne teresi per sensibilizimin dhe ndergjegjesimin e opinionit publik per pagimin e faturave te konsumit te energjise elektrike, duke kontribuar keshtu ne uljen e kostos se energjise elektrike.
Me interes te posacem u trajtua edhe ceshtja e rishikimit te Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike te Konsumatoreve Familjare dhe Jofamiljare. Nga ana e ERE-s u theksua se ne kuader te procesit te privatizimit, Kompania e Shperndarjes OSSH Sha, do te paraqese propozimet ne Entin Rregullator lidhur me standartet e cilesise se sherbimit te furnizimit, te cilat do te trajtojne gjithashtu edhe sigurine e furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve.
Standartet e cilesise se sherbimit te propozuara nga Kompania do te jene pjese perberese e Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike dhe do te perfshihen per tu diskutuar ne seancen e hapur degjimore qe do te organizohet nga ERE-ja ne vijim te procesit te rishikimit te Kontrates, proces ne te cilin do te perfshihen te gjitha palet e interesuara si dhe publiku i gjere
Nga ana e Z. Altin Goxhaj ky takim njohes u vleresua shume i dobishem, mbasi ai do te ndikoje pozitivisht ne rritjen e aktivitetit te tyre ne drejtim te permiresimit te ecurise te metejshme te Sektorit te Energjise Elektrike.
Se fundi, ERE theksoi se mbetet e hapur per te analizuar me pergjegjesi cdo propozim te ri, i cili mund te sjelle impakte te ndjeshme ne sektorin e energjise elektrike, sikunder do te mbroje me konseguence, ashtu sikurse e kerkon ligji, interesat e konsumatorit te energjise elektrike.
Të fundit
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 09.06.2025 “Fier Thermoelectric”sh.a
09-06-2025 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 09.06.2025 “Fier Thermoelectric”sh.a
Lexo më shumëRregullorja e Komisionit (BE) 2017/2195, date 23 nentor 2017, per miratimin e nje udhezuesi per balancimin e energjise elektrike
07-06-2025 Konsultime
Rregullorja e Komisionit (BE) 2017/2195, date 23 nentor 2017, per miratimin e nje udhezuesi per balancimin e energjise elektrike
Lexo më shumëRregullore e Komisionit (BE) 2016/1719, datë 26 shtator 2016 : Për miratimin e udhëzimit mbi alokimin e kapaciteteve afatgjata
07-06-2025 Konsultime
Rregullore e Komisionit (BE) 2016/1719, datë 26 shtator 2016: Për miratimin e udhëzimit mbi alokimin e kapaciteteve afatgjata
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 09.06.2025
07-06-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 09.06.2025
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 03.06.2025 “Energovia.Albania” shpk
03-06-2025 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 03.06.2025 “Energovia.Albania” shpk
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 03.06.2025
01-06-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 03.06.2025
Lexo më shumëKontrata tip për shitblerjen e energjisë elektrike ndërmjet "KESH" SH.A. dhe "FSHU" SH.A. për vitin 2025
21-05-2025 Konsultime
Kontrata tip për shitblerjen e energjisë elektrike ndërmjet "KESH" SH.A. dhe "FSHU" SH.A. për vitin 2025
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 23.05.2025
21-05-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 23.05.2025
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 12.05.2025 “SunPro” shpk
13-05-2025 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 12.05.2025 “SunPro” shpk
Lexo më shumë