Njoftim per shtyp 15.09.2010
Enti Rregullator i Energjise shpreh keqardhjen e thelle per menyren se si u trajtua nga nje Televizion Kombetar, nga me te fuqishmit ne vend, ne edicionet e lajmeve te dates 14 Shtator 2010, problem i cmimeve te energjise elektrike te prodhuar nga HEC-et e rinj me fuqi deri 15 MW.
Se pari eshte e rendesishme te theksojme se nxitja e shfrytezimit me perparesi te rezerves se madhe hidroenergjetikene vend perben nje politik zhvillimore te pranuar nga te gjitha qeverite e vendit tone pa dallim te perkatesive politike dhe te konfirmuar ne strategjine kombetare te sektorit te energjise.
Enti Rregullator i Energjise, si i vetmi institucion ne vend per vendosjen e cmimeve dhe tarifave te rregulluara te energjise elektrike, konstatoi se ne vitin 2010 cmimet e energjise elektrike me te cilat HEC-et e rinj me fuqi deri ne 15 MW do te shisnin energjine elektrike te prodhuar perj tyre te kompania publike KESH sh.a. u zvogeluan ne menyre drastike nga 9.2 Lek/kWh ne 6 Lek/kWh. Kjo mbasi metodologjia e llogaritjes se cmimit mbeshtetej ne cmimin e importit te energjise elektrike, qe sikurse dihet gjate vitit 2009, per shkak te zvogelimit te kerkeses per energji, si pasoje e krizes globale, u zvogelua ne menyre te theksuar.
Enti Rregullator i Energjise ne konsultim edhe me institucione te tjera te specializuara, metodologjine e mbeshtetur ne cmimet e imortit e vleresoi te papershtatshme per aplikim ne nje periudhe afatgjate, mbasi ajo per cdo vit do te ndikohej nga variacionet e cmimeve te importit dhe per pasoje nuk garantonte stabilitet dhe siguri per investitoret dhe institucionet financiare kredituese.
Ne keto rrethana ERE i sygjeroi Qeverise nevojen per rishikimin e metodologjise se llogaritjes se cmimit per HEC-et deri ne 15 MW ne menyre qe ajo te bazohej ne kostot e arsyeshme te burimeve hidroenergjetike vendase si dhe ne faktore te tjere te qenesishem qe garantojne nje cmim afatgjate nxites per investitoret nga njera ane, por qe mbrojne gjithashtu edhe interesat e konsumatorit nga ana tjeter. Qeveria e vleresoi te arsyeshme nje propozim te tille , gje e cila eshte bere plotesisht transparente nga ana e kryetarit te ERE-s ne intervisten e transmetuar.
Se shpejti, parimet mbi te cilat mbeshtetet studimi i kryer nga ERE per kete qellim do te behen publike dhe objekt diskutimi nga te gjitha palet e interesuara, perpara se te merret vendimi perkates per miratimin e ketij propozimi.
Per fat te keq kjo interviste u censurua ne menyre te njeanshme qe t’i sherbente interesave politike te dites, duke shtremberuar objektivitetin dhe thelbin racional te intervistes.
ERE gjykon se apeli publik per te dekurajuar politikat nxitese per investime ne nje nga burimet me te rendesishme energjetike kombetare, sikurse eshte hidroenergjia, nuk i sherben interesave kombetare dhe zhvillimit te ketij sektori jetik per ekonomine e vendit. Liria e informimit publik ne demokraci nuk duhet te perdoret si liri e dizinformimit publik, vecanerisht nga institucione te rendesishme mediatike te cilat pretendojne per objektivitet dhe paanshmeri informimi.
Të fundit
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 02.05.2024 “GreeNNat Solar Park Ballsh” sh.p.k.
02-05-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 02.05.2024 “GreeNNat Solar Park Ballsh” sh.p.k.
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 02.05.2024
30-04-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 02.05.2024
Lexo më shumëKontrata ndërmjet "KESH" sh.a. dhe "FTL" sh.a. për shitjen, blerjen, depozitimin dhe shkëmbimin e energjisë elektrike për periudhën 01.01.2024 - 31.12.2024
30-04-2024 Konsultime
Kontrata ndërmjet "KESH" sh.a. dhe "FTL" sh.a. për shitjen, blerjen, depozitimin dhe shkëmbimin e energjisë elektrike për periudhën 01.01.2024 - 31.12.2024
Lexo më shumëKontrata ndërmjet "KESH" sh.a. dhe "FSHU" sh.a. për vitin 2024
30-04-2024 Konsultime
Kontrata ndërmjet "KESH" sh.a. dhe "FSHU" sh.a. për vitin 2024
Lexo më shumëVizita e përfaqësuesve të CRE në ERE, Tiranë më 24 - 25 - 26 Prill
29-04-2024 Njoftime
Vizita e përfaqësuesve të CRE në ERE, Tiranë më 24 - 25 - 26 Prill
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 29.04.2024
26-04-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 29.04.2024
Lexo më shumëProcedurat Rezervë për Bashkimin e Tregut të Energjisë Elektrike të Ditës në Avancë Shqipëri - Kosovë
12-04-2024 Konsultime
PROCEDURAT REZERVË PËR BASHKIMIN E TREGUT TË ENERGJISË ELEKTRIKE TË DITËS NË AVANCË SHQIPËRI - KOSOVË
Lexo më shumëMetodologjia e Shpërndarjes së të Ardhurave nga Kongjestioni Ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës
12-04-2024 Konsultime
METODOLOGJIA E SHPËRNDARJES SË TË ARDHURAVE NGA KONGJESTIONI NDËRMJET SHQIPËRISË DHE KOSOVËS
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 12.04.2024 “5GX ENERGY” sh.p.k dhe “FU-GEN” sh.p.k
12-04-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 12.04.2024 “5GX ENERGY” sh.p.k dhe “FU-GEN” sh.p.k
Lexo më shumë