Kurseni energjinë në banesë

Expired
    • Këshilla praktike sipas stinëve.
    • Pajisjet që konsumojnë më shumë energji.
    • Konsumi në “stand-by”.
    • Përdorimi efikas i kondicionerit.
    • Ngrohja dhe ndriçimi.

    Pse është e rëndësishme?

    Përdorimi efikas i energjisë ndihmon familjet të:

    • ulin faturën mujore të energjisë elektrike;
    • reduktojnë humbjet e panevojshme të energjisë;
    • zgjasin jetën e pajisjeve elektrike;
    • kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit përmes uljes së konsumit të energjisë.

    Edhe ndryshime të vogla në sjelljen e përditshme mund të sjellin kursime të konsiderueshme gjatë vitit

  • 10 mënyra të thjeshta për të kursyer energji:

    • Përdorni ndriçim LED.

    Llambat LED konsumojnë deri në 80–90% më pak energji dhe zgjasin shumë më tepër se llambat tradicionale.

    Këshillë: Zëvendësoni fillimisht llambat që përdoren më shpesh në shtëpi.

    • Përdorni kondicionerin në temperaturë optimale
    • Verë: 24–26°C
    • Dimër: 19–20°C 

    Çdo gradë më e ulët në verë ose më e lartë në dimër rrit konsumin e energjisë.

    • Shkëputni pajisjet që nuk përdoren.

    Televizori, dekoderi, karikuesit, printeri dhe pajisje të tjera konsumojnë energji edhe kur janë në modalitetin Stand-by.

    Këshillë: Përdorni shumëfish me çelës për t'i fikur njëherësh.

    • Përdorni lavatriçen dhe enëlarësen me ngarkesë të plotë.

    Programet ECO dhe përdorimi me kapacitet të plotë konsumojnë më pak energji dhe ujë për kilogram rrobash apo enësh.

    • Mos vendosni frigoriferin pranë burimeve të nxehtësisë.

    Frigoriferi punon më shumë nëse ndodhet pranë:

    • sobës;
    • furrës;
    • radiatorit;
    • dritares me diell.

    Rekomandohet temperatura e frigoriferit:

  • Rreth +6–7 gradë C
  • Ngrirësi: rreth -18 gradë C
  • Shkrirjen periodike kur nevojitet 

Këshillë: Lini hapësirë për ajrosje pas tij.

  • Kufizoni përdorimin e boilerit.
  • Rregulloni temperaturën e bojlerit sipas udhëzimeve të prodhuesit dhe nevojave të familjes, duke shmangur temperaturat e panevojshme të larta
  • Fikeni dhe vendoseni në modalitetin ekonomik kur nuk nevojitet për periudha të gjata, nëse kjo lejohet nga pajisja.
  • Izoloni banesën.

Izolimi i mirë i dyerve dhe dritareve ndihmon në ruajtjen e temperaturës së brendshme dhe ul nevojën për ngrohje ose ftohje.

  • Përdorni dritën natyrale.

Hapni perdet gjatë ditës dhe fikni ndriçimin artificial kur nuk është i nevojshëm.

  • Gatuani me efikasitet
  • përdorni tenxhere me kapak;
  • zgjidhni enë me madhësi të përshtatshme për vatër;
  • shmangni hapjen e shpeshtë të furrës.
  • Monitoroni konsumin:

Lexoni rregullisht matësin dhe kontrolloni faturën për të kuptuar se cilat periudha ose pajisje ndikojnë më shumë në konsum.

Për më shumë detaje, linku:

 2. Çfarë pajisjesh konsumojnë më shumë energji?

Pajisja elektrike

Niveli i konsumit të energjisë

Vlerësimi

Kondicioneri

Shumë i lartë

🔴

Boileri elektrik

Shumë i lartë

🔴

Furra elektrike

i lartë

🟠

Pllaka elektrike

I lartë

🟠

Tharësja e rrobave

I lartë

🟠

Lavatriçja

Mesatar

🟡

Enëlarësja

Mesatar

🟡

Frigoriferi

Mesatar (punon vazhdimisht)

🟡

Televizori

I ulët

🟢

Ndriçimi LED

Shumë i ulët

🔵

Shënim: klasifikimi është orientues. Konsumi i energjisë elektrike varet nga fuqia e pajisjes, efikasiteti energjetik, kohëzgjatja dhe mënyra e përdorimit. Një pajisje me fuqi të lartë nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të ketë konsumin më të madh në faturë, pasi rëndësi ka edhe koha e përdorimit.

Gabimet më të zakonshme

  • Lënia e kondicionerit me dritare të hapura.
  • Lënia e llambave ndezur në dhoma që nuk përdoren.
  • Mbajtja e pajisjeve në “Stand-by”.
  • Hapja e shpeshtë e frigoriferit.
  • Vendosja e ushqimit të nxehtë në frigorifer.
  • Përdorimi i bojlerit 24 orë në ditë, kur nuk është i nevojshëm.
  • Mungesa e mirëmbajtjes së filtrave të kondicionerit.
  1. Këshilla sipas stinëve:
  • Në verë:
  • Vendosni kondicionerin në 24–26°C.
  • Mbani të mbyllura dritaret gjatë funksionimit.
  • Përdorni perde ose grila për të kufizuar rrezet e diellit.
  • Në dimër:
  • Vendosni temperaturën në 20–22°C.
  • Izoloni mirë dritaret dhe dyert.
  • Shfrytëzoni dritën dhe ngrohtësinë natyrale gjatë ditës.

Për më shumë detaje, linku:

logo

Rruga “Irfan Tomini”, Njësia Administrative Nr.7, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese