Struktura

Z. Elton B. Radheshi
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Lindur më: 1973

Arsimi:

  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti Politeknik, Dega Inxhinieri Elektrike (1996)

Eksperienca profesionale:

  • Projektues pranë Institutit të Studimeve Elektroenergjitike
  • Drejtues Projekti për nën-stacionin 220/110 kV Durrës
  • Shef i Njësisë së Menaxhimit të Projekteve të Transmetimit dhe Shpërndarjes
  • Drejtor i Operimit të Tregut pranë OST sh.a.

Angazhime dhe përfshirje ndërkombëtare:

  • Zëvendëskryetar i Bordit të Drejtorëve të SEE CAO (Mal i Zi)
  • Anëtar i Komitetit të Integrimit të Tregjeve të Gjashtë Vendeve të Ballkanit Perëndimor
Znj. Eva Hyna
DREJTORIA E MONITORIMIT TË STANDARDEVE TË CILËSISË, SIGURISË SË SISTEMIT DHE DETYRIMEVE TË SHËRBIMIT PUBLIK

Lindur më: Tiranë, 1977

Arsimi:

  • Universiteti I Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë
  • Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë
  • Master në “EU Business Laë”
  • Master në “Biznes Intelligence“ në “Akademin e Studimeve Ekonomike“ (ASE), Bukuresht - Rumani
  • Doktoraturë në Ekonomi Agrare

Eksperienca profesionale:

  • Specialiste në Departamentin e Licensimit dhe Monitorimit të Tregut, pranë Entit Rregullator të Energjisë.
  • Përgjegjës Sektori i Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Entit Rregullator të Energjisë.
  • Pedagoge pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës
  • Pedagoge pranë Univesitetit Aleksander Moisiu - Durrës.

Angazhime dhe përfshirje ndërkombëtare:

  • Pjesë e grupit të punës së Licensimit dhe Monitorimit të Tregut pranë ERRA-s.
  • Pjesë e grupit të punës për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë Sekretariatit të Energjise “Energy Comunity“ në Vjenë - Austri.
Z. Denis Rushaj
DREJTORIA JURIDIKE DHE E ZGJIDHJES SË MOSMARRËVESHJEVE

Lindur më: 1981

Arsimi:

  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti Drejtësisë (2005)
  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Master ND e Drejta Kushtetuese e Krahasuar dhe Evropiane (2012)
  • Dhoma Kombëtare Avokatisë; Titull profesional, Avokat (2013)

Eksperienca profesionale:

  • Ekspert ligjor pranë Departamentin Ndërkombëtar të Kontabilitetit Albtelecom sha.a.;
  • Jurist në Departamentin Ligjor përshirë përfaqësimin pranë gjykatave të çështjeve të ndryshme (Albtelecom sh.a.)
  • Përgjegjës i Sektorit të Kontratave, Drejtoria e Përgjithshme e Financimit dhe Kontraktimit, CFCU (Ministria e Financave)
  • Konsulent Ligjor i pavarur dhe shërbime Avokatie, në sektorin e infrastrukturës, energjisë, përfshirë këshillime mbi procedura te ndryshme sipas rregullave të ëB, PRAG, etj. (Sektori privat)
  • Ekspert Ligjor për përafrimin dhe hartimin e legjislacionit në kuadër të zbatimit të Protokollit të Montrealit në Shqipëri, Ministria e Mjedisit; UNIDO (United Nation Industrial Development Organization);
  • Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes se Konsumatorit, Performancës dhe Standardeve (ERE)

Angazhime dhe përfshirje ndërkombëtare:

  • Anëtarë i Grupit te Punës Institucional pranë MEDREG
  • Anëtarë i Grupit të Punës për Energjinë pranë Sekretariatit të Komunitet të Energjisë
  • Këshilltar Ligjore për Balkan Energy School (BES)
Znj. Oriana Kallaku
DREJTORIA E LIÇENCIMIT, AUTORIZIMEVE DHE GARANCISË SË ORIGJINËS

Lindur më: 1983

Arsimi:

  • Universiteti i Tiranës; Fakulteti i Drejtesise Bachelor Drejtësi dhe Master shkrencor e Drejtë Publike 2011.
  • Instituti i Studimeve Evropiane, Master i Shkencave në Legjislacion dhe Institucionet Evropiane 2014.
  • Shkolla Kombëtare e Avokatisë, titull Avokat 2014.

Eksperienca profesionale:

  • Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive; Sekretar i Inspektorit të Përgjithshëm.
  • Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive; Specialist Drejtoria Juridike
  • Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive; Përgjegjës Sektori.
  • Prokuroria e Përgjithshme Ekspert.

Angazhime dhe përfshirje ndërkombëtare:

  • Angazhime në trajnime/ëorkshop/përfaqësime/konferenca të ndryshme jashtë vendit sipas profilit të institucionit dhe aktualish.
Z. Romir Pajenga
DREJTORIA E ÇMIMEVE DHE TARIFAVE

Lindur më: 1986

Arsimi:

  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Administrim Biznes
  • Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Master Shkencor në Financë Bankë

Eksperienca profesionale:

  • Ekonomist në sektorin privat prej vitit 2010
  • Specialist për strukturën e tarifave dhe analizën e çmimeve të aktiviteteve të rregulluara, prej vitit 2013
  • Përgjegjës i Sektorit të Strukturës së Tarifave dhe Analizës së Çmimeve prej vitit 2013
  • Drejtor i Drejtorisë së Tarifave dhe Çmimeve prej vitit 2020

Angazhime dhe përfshirje ndërkombëtare:

  • Pjesmarrje në trajnime, ëorkshope dhe projekte rajonale në kuadër të bashkëpunimeve me organizata ndërkombëtare si ERRA (Energy Regulators Regional Association) dhe MEDREG (Mediterranean Energy Regulators). Ka kontribuar në zhvillimin e “ERRA Study on Regulatory Approaches to Revenue Setting for Electricity TSOs and DSOs among ERRA Member Organisations” dhe ka përfaqësuar ERE në takime dhe samite ndërkombëtare.
Z. Jurgen Myrtaj
DREJTORIA E MONITORIMIT TË TREGUT DHE ZHVILLIMIT TË BURIMEVE TË RINOVUESHME

Lindur më: 1996

Arsimi:

  • Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Master i Shkencave, Dega Inxhinieri Telekomunikacioni (2014-2019)

Eksperienca profesionale:

  • Specialist në Drejtorinë e Licencimit dhe Autorizimeve pranë ERE në vitin 2021
  • Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Licencimit dhe Autorizimeve pranë ERE në vitin 2024

Angazhime dhe përfshirje ndërkombëtare:

  • Medreg Electricity ëorking group
  • ECRB Energy Community Secretariat ëorking group
  • CEER Council of Europian Energy Regulators
  • AIB Association of Issuing Bodies
  • ERRA Energy Regulators Regional Association
Znj. Julia Guga
DREJTORIA E ÇËSHTJEVE KONSUMATORE DHE ZGJIDHJES ALTERNATIVE TË ANKESAVE

Lindur më: 1980

Arsimi:

  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë (2003) - Master - Shkenca politike dhe Administrative - Administratë publike. Në vitin 2025 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane në programin e studimit Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative.

Eksperienca profesionale:

  • Avokate
  • Përfaqësuese ligjore e shoqërive tregëtare
  • Specialiste e marrëdhënieve me publikun
  • Përgjegjëse e Sektorit të Legjislacionit (Drejtoria Juridike)
  • Drejtore e Drejtorisë Juridike

Angazhime dhe përfshirje ndërkombëtare:

  • Anëtare e grupit të punës së konsumatorit (ERRA; ECRB; MEDREG)
  • Anëtare e GNPIE - Kapitulli 28 - Mbrojtja e Konsumatorëve dhe e Shëndetit
Znj. Desjana Skënderaj
DREJTORIA E ANALIZËS STATISTIKORE DHE KRAHASIMIT

Lindur më: 1984

Arsimi:

  • Universitetin Bujqesor te Tiranes, Fakulteti Ekonomik (2002-2007)
  • Master profesional në “Qeverisje dhe Administrim Publik” (2019)

Eksperienca profesionale:

  • Ekonomiste në sektorin privat 2007-2008
  • Menaxhere operacionale degë në sektorin privat bankar
  • Specialiste në Drejtorine e Tarifave dhe Çmimeve
  • Përgjegjëse e Sektorit të Burimeve Njerëzore

Angazhime dhe përfshirje ndërkombëtare:

  • Trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me funksionet qe ka mbajtur gjate experiences profesionale si dhe ne zhvillimet e sektorit të energjise elektrike. Kualifikime te ndryshme si Lidership Skills” Albanian Association of Banks”, Incorporating renewable Energy in Electricity Grids, Menaxhimi i Burimeve Njerezore” FEDE”, Implementation of regulations from legislative frameworks to tools and policy execution, Engendering Industries workforce Gender Equality Accelerated Course “USAID”.
Znj. Afërdita Bushi (Konomi)
DREJTORIA E ADMINISTRIMIT, BURIMEVE NJERËZORE DHE ARKIVËS

Lindur më: 1966

Arsimi:

  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Finance-Kontabilitet (1989)

Eksperienca profesionale:

  • Ekonomiste financiere në Qendrën e Informatikës Tiranë prej vitit 1990
  • Llogaritare në Shkollën e Mesme të Ndërtimit Tiranë vitet 1990 - 1992
  • Revizore në Komitetin Ekzekutiv KPP Rajonin Nr. 2 Tiranë prej vitit 1990
  • Llogaritare e parë në Degën e Financë – Revizionit pranë U.T. prej vitit 1993
  • Kryetare e Degës Financë – Revizionit pranë U.T. vitet 1994 - 2003
  • Specialiste (arkiv, protokoll, operatore) në Drejtorinë e Policisë Elektrike vitet 2003 - 2004
  • Drejtore Administrim, Financë, Burimeve Njerëzore në ERE vitet 2005 - 2024
  • Drejtore Arkivë - Protokoll në ERE vitet 2024 - 2026
Znj. Diana Alibali
DREJTORIA E EKONOMISË DHE FINANCËS

Lindur më: 1969

Arsimi:

  • Universiteti Aleksandër Xhuvani, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznesi (Menaxhim).

Eksperienca profesionale:

  • Përgjegjëse e Sektorit Ekonomik dhe Financës - Enti Rregullator i Energjisë
  • Specialiste e Buxhetit dhe Menaxhimit të Aseteve në Drejtorinë Ekonomike dhe IT - Enti Rregullator i Energjisë
  • Specialiste për pagat në Drejtorinë Ekonomike -Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.
  • Specialiste për Burimet Njerëzore dhe Pagat e Personelit në Sektorin e Burimeve Njerëzore -Korporata Elektroenergjetike Shqiptare

Angazhime dhe përfshirje ndërkombëtare:

  • Pjesmarrëse në trajnime dhe kualifikime të ndryshme lidhur me përditësimet e legjislacionit në fuqi në fushën ekonomike dhe zhvillimin profesional.
Z. Gerti Bitri
DREJTORIA E RREGULLIMIT TË GAZIT NATYROR

Lindur më: 1991

Arsimi:

  • Universiteti i Tiranës, Bachelor në Drejtësi, Fakulteti Juridik; Master shkencor në e Drejtë Civile; Master professional në Shkenca Politike dhe Administrative.

Eksperienca profesionale:

  • Administrator i Kompanisë së ndërtimit I&G shpk
  • Specialist i përfaqësimit dhe koordinimit, Albpetrol sha
  • Specialist i mbikqyrjes së legjislacionit dhe standardeve, ERE

Angazhime dhe përfshirje ndërkombëtare:

  • Anëtar i grupit ndër-institucional të punës për gazin natyror në Medreg Energy Committee
Znj. Justina Goxhaj
DREJTORIA E MBIKQYRJSE SË TË LICENCUARVE DHE INSPEKTIMEVE

Lindur më: 1984

Arsimi:

  • Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Hidroteknik; Master Shkencor “Hidroteknike”; Master Profesional “Sisteme të energjisë”

Eksperienca profesionale:

  • Inxhiniere/Drejtuese Teknike në sektorin privat (2007 - 2019)
  • Eksperte vlerësuese në fushën e pasurive të paluajtshme në sektorin privat (2020 - 2022)
  • Specialiste në Drejtorinë e Licencimit dhe Autorizimeve, ERE (2023 - 2024)
  • Përgjegjëse Sektori në Drejtorinë e Monitorimit të Tregut dhe Inspektimeve, ERE (2024 - 2025)
  • Pedagoge pranë Univesitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Vende Vakante

 

Shpallje fituesi te tre aplikanteve te kualifikuar ne pozicioniet Shef Sektori 287-1

Shpallje fituesi i aplikantit te kualifikuar ne pozicionin Drejtor i Drejtorise se Tarifave dhe Cmimeve 172-2

Njoftim per vijimin e fazes se dyte te Konkurimit per pozicionin Pergjegjes Sektori 380/1

Shpallja e konkurueseve te kualifikuar per pozicionin Pergjegjes Sektori

Njoftim per shpalljen e kandidatit fitues per proceduren e konkurimit per pranimin nga jashte sherbimit civil ne kategorine e mesme drejtues per pozicionin: "Drejtor ne Drejtorine e Gazit" 112-2

Njoftim fituesi per pranim ne sherbimin civil 183-2

Njoftim per shpalljen e kandidatit fitues per proceduren e konkurimit 

Njoftim per shpallje për lëvizje paralele ngritje në detyrë pranim nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese

Njoftim Fituesi

Njoftim mbi konkurimin per procedurën e ngritjes ne detyre në kategorine e mesme drejtuese shkrese 1039/2

Njoftim mbi konkurimin per procedurën e ngritjes ne detyre në kategorine e mesme drejtuese  shkrese 1026/5

Njoftim mbi Konkurimin per Ngritjen ne Detyre ne Kategorine e Mesme Drejtuese shkrese 1026/2

Në vijim të :

Njoftim mbi Konkurimin për Procedurën e Levizjes Paralele në Kategorinë e Mesme Drejtues shkrese 1039/1

Shpallje vende të lira pune

Kërkesë për publikim "Shpallje për Nënpunës Civil,Lëvizje Paralele dhe për Ngritjen në Detyrë" shkrese 1026

Shpallje Vende vakande per pozicionin Shefa Sektoresh

Njoftim mbi Konkurimin "Shpallje për Nënpunës Civil,Lëvizje Paralele dhe për Ngritjen në Detyrë" shkrese 1026/1

Cilët jemi

ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) është person juridik publik, i pavarur nga interesat e industrisë së energjisë dhe nga organet shtetërore, i cili ushtron funksionet dhe kompetencat e tij rregullatore në sektorin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror.

ERE është krijuar në vitin 1995 dhe aktualisht ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me ligjin nr. 59/2026 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe ligjin nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar.

Misioni i ERE-së në sektorin e energjisë elektrike

Misioni i ERE-së është të kontribuojë në garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike, zhvillimin e një tregu funksional, konkurrues, transparent dhe të integruar, mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të klientëve, si dhe integrimin e tregut shqiptar me tregjet rajonale dhe tregun e integruar europian të energjisë elektrike.

Në përputhje me ligjin nr. 59/2026 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe ligjin nr. 24/2023 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, ERE rregullon dhe mbikëqyr sektorin dhe tregun e energjisë elektrike, duke ushtruar kompetencat e saj në lidhje me licencimin dhe regjistrimin e veprimtarive, sipas përcaktimeve të ligjit, si dhe me veprimtaritë e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes, furnizimit dhe tregtimit të energjisë elektrike.

Në kuadër të funksioneve të saj rregullatore, ERE ushtron gjithashtu kompetencat që lidhen me funksionimin dhe monitorimin e tregut të energjisë elektrike, depozitimin e energjisë, agregimin, reagimin ndaj kërkesës dhe zhvillimin e mekanizmave të fleksibilitetit, si dhe me zhvillimin dhe operimin e pikave të rikarikimit të automjeteve elektrike, në përputhje me kompetencat që i përcakton legjislacioni në fuqi.

Në funksion të nxitjes së përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme dhe integrimit të saj në tregun e energjisë elektrike, ERE ushtron kompetencat që i ngarkohen nga ligji nr. 24/2023, përfshirë funksionet që lidhen me garancitë e origjinës dhe administrimin e regjistrit elektronik përkatës, si dhe kompetencat e tjera rregullatore që lidhen me pjesëmarrjen dhe integrimin në treg të energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme.

ERE miraton, sipas kompetencave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, tarifat dhe metodologjitë përkatëse, kodet, rregullat dhe aktet e tjera rregullatore, si dhe mbikëqyr garantimin e aksesit transparent dhe jodiskriminues në rrjet.

Një pjesë e rëndësishme e misionit dhe veprimtarisë së ERE-së lidhet me mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të klientëve, përfshirë të drejtat e klientëve aktivë, monitorimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit, nxitjen e konkurrencës efektive, mbështetjen e integrimit të burimeve të rinovueshme dhe teknologjive të reja në sistemin energjetik, si dhe krijimin e kushteve rregullatore për integrimin e tregut shqiptar të energjisë elektrike me tregjet rajonale dhe tregun e integruar europian të energjisë elektrike.

Misioni i ERE-së në sektorin e gazit natyror

Në sektorin e gazit natyror, ERE ushtron funksionet e autoritetit rregullator në përputhje me ligjin nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar.

Misioni i ERE-së është të kontribuojë në garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me gaz natyror dhe në zhvillimin e një tregu konkurrues dhe të integruar me tregjet rajonale dhe europiane, duke mbrojtur interesat e klientëve dhe duke garantuar cilësinë e shërbimit, kostot e arsyeshme dhe respektimin e kërkesave për mbrojtjen e mjedisit.

Në përmbushje të këtij misioni, ERE ushtron kompetencat e saj rregullatore për transmetimin, shpërndarjen, furnizimin, tregtimin dhe depozitimin e gazit natyror, si dhe operimin e impianteve të GNL-së. ERE licencon veprimtaritë përkatëse, miraton tarifat, metodologjitë, kodet dhe rregullat sipas kompetencave ligjore, garanton aksesin transparent dhe jodiskriminues në sistemet e gazit natyror, monitoron funksionimin dhe konkurrencën në treg, mbron interesat e klientëve dhe bashkëpunon me autoritetet kombëtare, rajonale dhe europiane për zhvillimin dhe integrimin e tregut të gazit natyror.

Në ushtrimin e funksioneve të saj në të dy sektorët, ERE vepron në mënyrë të pavarur, transparente, objektive dhe jodiskriminuese, duke synuar mbrojtjen e klientëve, funksionimin eficient të tregjeve, sigurinë dhe cilësinë e furnizimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë.

Bordi

Bordi i Anëtarëve të Entit Rregullator të Energjisë

Bordi i anëtarëve të ERE përbëhet nga 5 anëtarë të emëruar në detyrë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, sipas dispozitave të ligjit nr. 43/2015 "Per sektorin e energjise elektrike" dhe ligjit nr. 102/2015 "Për sektorin e gazit natyror".

Aktualisht Bordi i anëtarëve të ERE përbëhet:

 

P.Ahmeti copy 

Petrit Ahmeti- Kryetar i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë

Z. Petrit Ahmeti i lindur më 1957, diplomuar në vitin 1981 me titullin, Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Z. Ahmeti ka një eksperince të gjatë dhe të sukseshme në sektorin e energjisë elektrike.

Kontributi i tij në këtë sektor fillon menjëherë pas studimeve duke mbajtur funksione të ndryshme dhe të rëndësishme në Sektorin e Energjisë, si ekspert në institucione të sektorit të Energjise dhe më pas si Drejtor i Përgjithshëm i KESH sh.a. Gjatë ketyrë viteve ka mbajtur funksionet si këshilltar i lartë i Kryeministrit të Shqipërisë dhe Ministrite përgjegjëse për sektorin e energjisë elektrike.

Gjithashtu, ai është autor dhe bashkëautor i disa studimeve në lidhje me zhvillimin e sistemeve energjetike dhe dokumentave të rëndësishme politikash në Shqipëri.

Eksperienca e tij Rregullator nis në fund të vitit 2004, kur Z. Ahmeti emërohet nga kuvendi i Shqipërisë Anëtar Bordi i Entit Rregullator të Energjisë. Kontributi dhe përkushtimi i Z. Ahmeti për përmiresimin e politikave dhe standartevë këtë sektor ka qënë shumë ndjeshëm dhe suksesshëm. Ai është një nga themeluesit e MEDREG në vitin 2006, dhe një nga iniciatorët e pjesëmarrjes së MEDREG në platformat energjetike të UfM . Ne vitin 2020-2022 ka mbajtur dhe funksionet kryetar i MedReg.

Gjithashtu në bashkëpunim me Komisionin Evropian, ka qënë pjesë e grupit punës për krijimi i Komunitetit të Energjisë.

Në vitin 2014 Z. Ahmeti emërohet nga Kuvendi i Shqipërisë Kryetar i Bordit të Entit Rregullator Të Energjisë, funksion të cilin e mban ende me një mandat e dyte rizgjedhje me 26.02.2019.

PËR EMËRIMIN E KRYETARIT TË BORDIT TË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË (ERE)

 

Erjola 

 

Erjola Sadushi – Anëtare Bordi Enti Rregullator i Energjisë

Znj. Erjola Sadushi lindur më 1978 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitet 1997-2001 dhe mban titullin jurist. Ne vitin 2019 përfundon studimet pas univesitare Master Profesional “Qeverisje dhe Administrim Publik.Zhvillimin profesional e fillon si ndihmëse avokate në zyren ligjore.

Eksperienca e saj ne Rregullator fillon në vitin 2002 ku ka mbajtur funksione të ndryshme si Specialiste në Drejtorinë e Çështjeve Ligjore, Përgjegjëse në Sektorin Juridik, më pas Drejtor në Drejtorinë Juridike, Drejtorinë e Licensimit dhe Monitorimit të Tregut. Kontributi i Zj. Sadushi ne sektorin rregullator te energjise nuk ka munguar.

Ka qenë pjesemarrese ne përgatitjen e legjislacionit në fushën e rregullimit të energjisë në përputhje me ligjin dhe direktivat përkatëse të BE, si dhe në grupe pune ndërkombetare ku focus ka qene krijimi e nje strukture organizative, operuese dhe krijimi i strategjive të ndryshme për zhvillimin dhe rregullimin e sektorit të Energjise e Gazit në Shipëri sipas standarteve ndërkombëtare.Gjithashtu ka qënë anëtare në disa grupe pune ndërkombetare të rëndësishme si: më hartimin e kodit të rrjetit dhe kodit të tarifave të TAP AG, në hartimin ee raportit të Benchmark për Energjitë e rinovueshme dhe në raportin e grupit të punës së konsumatorit, MEDREG, Milano, Itali, Aktive dhe pjesemarrese në diskutime lidhur me ndryshimet në Traktatin e Komunitetit të Energjisë Vjenë, Austri, nënkryetare e grupit MEDERG (për mbështetjen e reformave kombëtare), në Forumin e mbajtur në Vjenë mbi Ligjin Europian për Energjinë si dhe pjesëmarrje në aktivitetin e FRS për Institucionet Rregullatore të Energjisë.

Kontributi i Znj. Sadushi gjatë këtyre viteve në Sektorin rregullator ka qënë i sukseshëm dhe në vitin 2017 emërohet nga Kuvendi i Shqipërisë Anëtar Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, funksion të cilin e mban ende me një mandat të dytë rizgjedhje në dhjetor te vitit 2022.

PËR ZGJEDHJEN E ZONJËS ERJOLA SADUSHI ANËTARE E BORDIT TË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË

 

 

 Maksi copy

 

Z. Maksim Shuli- Anëtar i Bordit  Enti Rregullator i Energjisë

Z. Maksim Shuli i lindur më 1957 ka përfunduar studimet universitare në 1982 në Fakultetin Gjeologji Miniera, Dega Inxhinier i Nxjerrjes dhe perunimit te Naftës dhe Gazit në Universitetin Politeknik të Tiranës. Z.Shuli mban titullin Profesor Associuar dhe Doktor në fushën Inxhinier i Nxjerrjes dhe Përpunimit të Vëndburimeve të Naftës dhe Gazit në Unversitetin e Tiranës.

Z. Maksim ka nje ekperience te gjate dhe te suksesshme ne sektorin e energjise ku ka mbajtur funksione te ndryshme si Ekspert për projektimin e pajisjeve sipërfaqësore në grumbullimin, transportin, shpërndarjen e gazit dhe të naftës në vëndburimet e vëndit, Drejtues ne Drejtorine e Gazit Natyror në Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës dhe Gazit në Patos.

Ne zgjedhjet e vitit 1997 Z.Shuli zgjidhet Deputet i Kuvëndit të Shqipërisë në Komisionin e Industrisë, Ekonomisë, Transportit dhe i Energjisë. Ai ka qënë Anëtar i Këshillit mbikqyrës në Drejtorinë Kombëtare të Metrologjisë dhe Kalibrimit. Kryetar i Këshillit Mbikqyrës të Petrolimplex sh.a dhe Kryetar i Këshillit Mbikqyrës të Kompanisë Kombëtare Albpetrol. Ndërsa në vitet 2002-2006 ka mbajtur funksionin N/Kryetar i Agjensisë Kombëtare të Energjië/ Agjensia Kombëtare e Energjisë Tiranë (Ministria Energjisë dhe e Burimeve Natyrore.)

Kontributi dhe angazhimi i tij ka qene shume i rendesishem ne studime shkencore dhe projektime te ndryshme për: Energjitë e Rinovueshme në vëndin tonë si dhe mbi mundësinë e lidhjes me rrjetin europian të gazit, mbi mundësinë e kalimit të projektit AMBO të naftës nëpërmjet vëndit tonë në terminalin e eksport-importeve në Vlorë , vëndburimeve të Naftës dhe të Gazit për shfrytëzimin dhe përpunimin e vëndburimeve te tjera, për impaktin ambietal në Parkun Energjitik Vlorë, mundësia e zvogëlimit të emetimeve në përputhje me standartet e Bashkimit Europian . Z. Shuli ka qene Propozues i p/ligjeve, amendime të ligjeve si dhe puna në komisione për miratimin e ligjeve në fushën e energjisë dhe të naftës, si dhe ka marre pjese në Hartimin e Strategjisë Kombëtare të Naftës dhe Energjisë.

Kontributi i rëndësishëm si bashkëpunëtor në studime të ndryshme dhe anetar në shoqata ndërkombëtare e rregullatorëve si shoqata e rregullatorëve të energjisë dhe gazit të Bashkimit Europian, ERRA, Entsog, (rrjeti europian i operatorëve të transmetimit të gazit natyror), Pjesëmarës për ndërtimin e legjislacionit të Gazit Natyror në përputhje me Direktivën e Gazit 2009/73/EC dhe Rregulloren 715/2009 të Këshillit dhe Parlamentit Europian.

Duke filluar nga 2014 e në vazhdim Z.Shuli mban titullin  Anëtar Bordi në Entin Rregullator Të Energjisë me nje mandat e dyte rizgjedhje nga Kuvendi i Shqiperise me 26.02.2019.

PËR EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË BORDIT TË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË (ERE)

 

 

Petraq Lika 

Petraq Lika Anëtar Bordi Enti Rregullator i Energjisë

Z.Petraq Lika lindur më 1962, ka përfunduar studimet në vitin 1986 në Universitetin e Tiranës – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike në profilin Inxhinier Elektrik për Industri. Në vitin 2010 përfundon studimet pasuniversitare 2 vjeçare në Master të Shkencave Ekonomike në Universitetin Ndërkombëtar të Maqedonisë.

Eksperinca profesionale nga 1986 – 1993 fillon menjëherë në sektorin Elektrik të Industrisë së përpunimit të naftës në KPTHN/Ballsh duke mbajtur disa funksione të rëndësishme, Inxhinier Reparti dhe Shef i Repartit Elektrik të këtij Kombinati.

Me rikthimin në qytetin e lindjes Tiranë, në vitet 1993 – 2006, fillon në Filialin Elektrik Qytet Tiranë. Në këtë filial elektrik ai kreu funksione të ndryshme, atë të shefit të Repartit elektrik  të kabllove, Kryeinxhinier dhe Drejtor i Filialit Elektrik Qytet. Me tej me ristrukturimin e KESH sh.a. ka kryer funksione të Drejtorit të Zonës së shpërndarjes Tiranë, Drejtorit të Departamentit të InxhinIerisë në DVSH /KESH sh.a. si dhe të Bashkëpunëtorit të ngushtë të Enel.

Mbas vitit 2006  -2014 mban funksionet si Drejtues Teknik tek kompania Hellas Service sh.p.k. të projektimit, zhvillimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit elektrik të kompanive të telefonisë celulare Vodafon dhe AMC.

Në vitet 2015 – 2019 ka mbajtur funksionet e Drejtuesit të Divizionit të shpërndarjes (OSHEE sh.a.) duke u përballluar me sfidat të forta në zhvillimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrik të sistemit të shpërndarjes dhe në vitet 2019 – 2022 atë të Administratorit të OSSH sh.a., pjesë e OSHEE sh.a. Group.

Krahas funksioneve të sipërcituara, kontributi i vazhdueshëm në sektorin energjitik i Z.Lika vjen nëpërmjet funksioneve si anëtar  Bordi  drejtues i OST sh.a. dhe në të njëjtën kohë, anëtar i Task Forcës në ERE për hartimin e Kodeve të shpërndarjes, transmetitmit, matjes. Duke vijuar njëkohësisht edhe si bashkëpunëtor i ngushtë i ENEL-it në ristrukturimin e KESH sh.a. si ekspert i jashtëm në oponencën shtetërore të AKBN-së me burimet e rinovueshme për lidhjen e tyre me Sistemin Elektroenergjetik Shqiptar si ekspert dhe gjatë kohëve të fundit anëtar i Bordit Teknik të DPS (Drejtoria e përgjithshme e standardeve).

Gjatë gjithë karrierës së gjatë profesionale 1986 – 2022 ka qënë Drejtues Aktiv në projektet, në Sektorin Elektrik të Industrisë 1986 – 1990 në projektin për implementimin e Uzinës së Vajrave /KPTHN me Rumaninë, duke vijuar me tej  në DVSH/KESH sh.a. në vitet 1995 – 2006 në projektet me WB, Cooperacione Italiana, JBIC (kredi e qeverisë Japoneze) dhe më tej në OSHEE në vitet 2015 – 2022 në Shqipëri me projektet në zhvillimin e Sistemit elektrik të shpërndarjes që janë zhvilluar me kreditë e huaja, sikurse janë Banka Botërore, KfW-ja, BERZH-I, AFD etj performancës së rrjetit të sistemit të shpërndarjes të OSHEE sipas normave dhe standardeve EU.

Njëkohësisht Z. Lika i ka kushtuar kujdes të veçantë edhe fushës akademike, duke punuar si

  • Në mësimdhënie si pedagog i ftuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike.
  • Referues në Konferenca të forumeve të ndryshme të profilit inxhinierik si brenda dhe jashtë vendit.

Përmendim se përtej kontributit të tij ai në vitet 1993-2021, është angazhuar në zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale duke kryer specializime dhe trajnime të ndryshme jashtë vendit, si në Austri, Gjermani, Hungari, Bruksel, Itali, Greqi me fokus (zhvillimet dhe kontrollet e  impianteve elektrike të qarqeve primare – sekondare dhe komandim – atomatzimeve të tyre në sistemin Elektroenergjetik për të gjitha nivelet e tensioneve TU/TM/TL si dhe fushës së Telekomunikacionit si dhe ato të ekspertit në fushën e Projektim/Mbikqyrjes, Menaxhimi dhe auditimi i eficencës së energjisë elektrike dhe në atë Mjedisore.

Në Shtator 2022 Z. Lika emerohet nga Kuvendi i Shqipërisë në pozicionin Anëtar  Bordi i Entit Rregullator të Energjisë me një mandat 5 vjeçar, detyrë që po e ushtron aktualisht.

PËR ZGJEDHJEN E ZOTIT PETRAQ LIKA ANËTAR TË BORDIT TË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË

 

 

 img Tavani

Brunilda Tavani Anëtare Bordi Enti Rregullator i Energjisë

Znj. Brunilda Tavani lindur më 1984, ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës në vitet 2002 – 2006 dhe mban titullin ekonomist.

Eksperienca e saj në Rregullator fillon në vitin 2018 si pjesë e Drejtorisë së Tarifave dhe Çmimeve. Ndër vite znj.Tavani ka kontribuar pranë ERE-s në hartimin e akteve nënligjore në lidhje me energjinë elektrike dhe gazit natyror në aspektin rregullator. Gjithashtu ka qënë pjesëmarrëse aktive në takime dhe diskutime të ndryshme mbajtur në organizata me të cilat ERE bashkëpunon.

Kontributi i Znj. Tavani gjatë këtyre viteve në Sektorin Energjitik ka qënë i sukseshëm dhe në vitin 2024 emërohet nga Kuvendi i Shqipërisë Anëtare e Bordi të Entit Rregullator të Energjisë, funksion të cilin e mban ende.

Në rolin e saj si Anëtare e Bordit, ajo angazhohet me kontributin e saj në vendimmarrje bazuar në analizën ekonomike, për promovimin e një sektori energjetik transparent, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit publik.

PËR ZGJEDHJEN E ZONJËS BRUNILDA TAVANI ANËTARE E BORDIT TË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË

Organigrama

Miratuar me  Vendimin e Bordit të ERE

  Nr. 21, Datë 27.01.2026

Organigrama_ERE.jpeg

 

Politikat e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve, të licencuarëve, furnizuesve dhe subjekteve të tjera në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

ERE është një person juridik publik, i pavarur nga çdo institucion tjetër publik ose privat. ERE është krijuar në vitin 1995 dhe aktualisht funksionon në bazë të Ligjit nr. 43/2015, datë 30.04.2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar dhe Ligjit nr.102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, i ndryshuar.

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.ere.gov.al, ERE mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve elektronik të ankesave si dhe Formularit mbi deklarimin e të Ardhurave për aktivitetet e licencuara në sektorin e
Energjisë Elektrike dhe Gazit Natyror. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

ERE siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të Formularit mbi deklarimin e të Ardhurave për aktivitetet e licencuara në sektorin e Energjisë Elektrike dhe Gazit Natyror.

Duke përdorur web-in zyrtar të ERE dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit Nr.9887 datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Kërkesa mund të drejtohet në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

ERE në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar,

Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të ERE, do të përpunohen nga punonjësit dhe/ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët e treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit.

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të ERE.

****Duke klikuar në këtë seksion ju jeni dakord dhe jepni pëlqimin/miratimin tuaj për përdorimin e të dhënave personale, të cilat do të përpunohen në përputhje të plotë me përcaktimet e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, aktet nënligjore në fuqi. Deklarimi i rremë shkakton përgjegjësi penale sipas legjislacionit në fuqi.
logo

Rruga “Irfan Tomini”, Njësia Administrative Nr.7, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese
Ne përdorim cookie

Ne përdorim cookie në faqen tonë të internetit. Disa prej tyre janë thelbësore për funksionimin e faqes, ndërsa të tjera na ndihmojnë të përmirësojmë këtë faqe dhe përvojën e përdoruesit (cookie gjurmimi). Ju mund të vendosni vetë nëse dëshironi t'i lejoni cookie-t apo jo. Ju lutemi vini re se nëse i refuzoni, mund të mos jeni në gjendje të përdorni të gjitha funksionalitetet e faqes.